Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Korrupsion në kolaudimin e makinave, pranga inxhinierit dhe tre sekserëve

08/06/2018
TABELA/ Ndotja nga gazrat, makinat që do dalin nga qarkullimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një inxhinier i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë – Prezë  dhe tre agjentë të një Kompanie Sigurimi Mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për korrusion.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kolaudimi 2”, arrestuan për veprimtari korruptive shtetasit :

– Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë – Prezë)

– Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

– Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

– Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë muajit maj 2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve, ku agjentat e kompanive të sigurimit të mjeteve (shtetasit Arbër Cenuka, Gëzim Sorra dhe Haxhi Marqeshi), luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit të Pikës së Kolaudimit të Mjeteve (shtetasit Albert Allushi)”, sqaron policia.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”  parashikuar nga nenet 164/b dhe 186/3 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. A., për veprën penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 245/2-25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. C., për veprat penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “Moskallzim krimi” parashikuar nga nenet 245/2 dhe 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve G. S., dhe H. M.

Njoftimi i Prokurorisë

Me date 28.05.2018, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka regjistruar procedimin penal nr.4165 qe ben fjale per vepren penale te “Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, veper penale e parashikuar nga neni 245/1 i K.Penal.

Nga materiali hetimor ka rezultuar se me date 16.05.2018 ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, ne Seksionin per Korrupsionin, ka bere kallezim shtetasi me inciale J.H. Ne materialin kallezues referohej per veprime te kunderligjshme, objekt hetimi te procedimit penal nr.4165, te punonjesve te kompanise qe kryen kontrollin teknik te automjeteve, me vendndodhje ne vendin e quajtur Fushe-Preze, Tirane, si dhe personave te trete, ne lidhje me certifikimin e kontrollit te mjeteve ne menyre te kunderligjshme, ne kembim te perfitimit te vlerave monetare.   

Nga ana e Prokurorit me date 28.05.2018 eshte autorizuar kryerja e veprimeve simuluese te aktit korruptiv, te pergjimit audio-vizual dhe te vezhgimit me ane te cilave eshte dhene autorizim per kryerje te veprimeve te mesiperme sherbimeve te policise gjyqesore ne Seksionin per Korrupsionin prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim me sherbimet e policise ne sherbimin e Forces se Posacme Operacionale ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, nepermjet shtetasit me inciale J.H.

Me date 07.06.2018, pas perfundimit te veprimeve hetimore, jane arrestuar shtetasit:

  • A. C., ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, veper penale e parashikuar nga neni 245/1/2 i K.Penal, me detyre punonjes i shoqerise se sigurimeve “X”.
  • A. A., ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, veper penale e parashikuar nga neni 186/3 te K.Penal, me detyre inxhnier mekanik ne kompanine qe merret me kontrollin teknik te automjeteve.
  • H. M., ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Moskallezimit te krimit”, veper penale e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, me detyre punonjes i shoqerise se sigurimeve “Y”.
  • G. S., ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Moskallezimit te krimit”, veper penale e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, me detyre punonjes i shoqerise se sigurimeve “Z”.

Tags: arrestimkolaudim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.