Një minator ka mbetur i plagosur gjatë punës në minierën e Bulqizës.
I plagosuri punonte si zjarrmëtar miniere.
Siç njofton policia, “në minierën e kromit në Batër-Martanesh, Bulqizë gjatë punës është aksidentuar në galeri shtetasit N. L, rreth 53 vjeç, banues në Mat, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën”.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...