Argjentina është futur në telashe, me skuadrën nënkampione të botës që humbet shërbimet e Manuel Lanzinit në Botërorin e Rusisë.
Lanzini, që është futbollisti i dytë pas portierit Romero që braktis Botërorin për shkak dëmtimi, është me të vërtetë i pafat, pasi edhe në vitin 2016, ai nuk mundi të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, sërish për arsye dëmtimi.
Sipas të përditshmes argjentinase “Clarin”, vendin e Lanzinit, i cili në këtë sezon shënoi 5 gola në 29 ndeshje, mund ta marrë Diego Perotti i Romës, ose Erik Lamela i Tottenhamit, me këtë të fundit që është një surprizë, duke qenë se ai ishte lënë edhe jashtë listës paraprake për këtë kompeticion
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/