Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & EMRA/ Itali, 63 vite burg për grupin e shqiptarëve, trafikuan kokainë me vlerë 2.5 milionë euro

07/06/2018
VIDEO & EMRA/ Itali, 63 vite burg për grupin e shqiptarëve, trafikuan kokainë me vlerë 2.5 milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata italiane e Aostës ka dënuar me 63 vite burg grupin e shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit “Ilium” me akuzën e trafikimit të kokainës nga Hollanda në Itali.

Të dënuarit janë

  • Gëzim Shoshi, 57 vjeç, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë
  • Alfred Shabani, 43 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë
  • Lulzim Halili, 37 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë
  • Valentin Lleshi, 31 vjeç i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë
  • Si edhe shtetasi italian, shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike, Mauro Alvise Cauzzo 66 vjeç nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë.

Operacioni “Ilium” ka nisur hetimet më vitin 2011 pas informacioneve të marra nga operacioni “Shqiponja e bardhë” i sapo mbyllur nga policia italiane.

Hetimet e operacionit “Ilium” vërtetuan se vetëm brenda 15 ditëve grupi i shqiptaëve trafikuan nga Hollanda në Itali 25-30 kg kokainë.

Investiguesit italianë kanë zbardhur në sallën e gjyqit se grupi i shqiptarëve të arrestuar, vijnë të gjithë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë dhe thirreshin “malësorë” e flisnin një dialekt të fortë gjë që ka vështirësuar përgjimet ndaj tyre.

Elementi kryesor i këtij grupi kriminal ishte shqiptari Gëzim Shoshi, banues në La Spezia në Itali, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen e saj në territorin italian kryesisht në rajonin e Lombardisë.

Kokaina futej në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm mes të cilëve dhe italiani 66 vjeçar Mauro Alvise Cauzzo. Mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.

Për të komunikuar mes tyre grupi i malësorëve përdorte një gjuhë të koduar ku kokaina quhej ndeshje futbolli.

“Po pres për të shkuar për të luajtur futboll. Më thuaj nëse vjen dhe ti për të zënë fushën,”-thuhej në një nga mesazhet komunikuese mes anëtarëve të grupit e ku vendodhja e ndeshjes së futbollit ishte vendi ku do të mbërrinte kokaina.

Gjatë operacionit “Ilium” janë vënë nën pranga 17 persona e 66 persona të tjerë janë vënë nën hetim. Ky operacion çoi gjitahshtu në 9 sekuestrime policore të kryera në provincat e  Aosta, Torino, Lodi, Vigevano, Vipiteno e La Spezia ku janë kapur rreth 23 kg kokainë në vlerë 2.5 milionë euro.

https://youtu.be/yOYhJVrdtLo

Tags: DENIMdrogeitalishqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.