Sindikatat e minatorëve paralajmërojnë përshkallëzim të protestës/”Do derdhet gjaku ujë”

Sindikatat e minatorëve paralajmërojnë përshkallëzim të protestës/”Do derdhet gjaku ujë”

123
0
Shares

Sindikatat e minatorëve kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës së të tyre të mërkurën e javës që vjen.

Në një intervistë për “BalkanWeb”, Kol Nikolla kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë dhe Fiqiri Xibri, kreu i Sindikatave të Minatorëve të bërë bashkë për herë të parë që prej 2009-ës dhe kërkojnë një zgjidhje pa pranuar asnjë lloj kompromisi për statusin. Ata madje paralajmërojnë se do të derdhet gjaku ujë në rast se qeveria nuk bie dakord me drafin e propozuar prej tyre.

Çfarë ju bëri bashkë?

Fiqiri Xibri: U bëmë bashkë për shkak të kërkesës, unë mund të kemi 10 vërejtje për zotin Nikolla ai 11 për mua, por kërkesa është e njëjtë. Vështirësitë janë sjellë nga ana e qeverisë sikur në nuk kemi qenë bashkë. Por ne jemi për një zgjidhje, për problemin në fjalë kemi qenë bashkë.

Kol Nikolla: Kontradiktat janë burim zhvillimi. Unë me Fiqiriun s’kemi pasur probleme ka qenë një sindikatë që ka udhëhequr aktivitetin e këtij aksioni. Ne i kemi bërë thirrje edhe zotit Kalaja që të bashkohet me ne. I kemi shprehur dakordësinë tonë.

Çfarë ka thënë qeveria?

Kol Nikolla: Në parim s’ka qenë kundër, por varët çfarë flet me qeverinë. Kjo qeveri po përpiqet të abuzojë. Një sindikatë nuk i ka të gjitha kapacitetet. Konfederata bashkon disa sindikata. Jemi përpjekur ta udhëheqim aksionin në aspektin e ndihmës dhe aksionit. Ne jemi pjesë e këtij debati që në 2001 për shkak të statusit të minatorit.

Ju keni qenë pjesë e tryezës, asokohe dhe zoti Xibri u shpreh i indinjuar dhe ju akuzoi se jeni palë me qeverinë dhe po frymëzoheni nga një draft që nuk e mendojnë minatorët. Ju keni qenë brenda në kryeministri…

Fiqiri Xibri: Ne ishim në protestë jashtë, konfederata dhe dy grupe po diskutonin. Qeveria nuk ulej me ne po çfarë duhet të mendonim ne për draftin? Në gjaknxehtësi e sipër kur je në protestë ke dalë me mendime të prera, nuk flet 100% në bazë të logjikës. Unë e thashë atë fjalë por e thashë që ne nuk pranojmë drafte pa qënë i përputhshëm me draftin tonë.

Kthehemi tek situata sot, qeveria ka reaguar përmes dy ministrive dhe thotë që ne e kemi negociuar parimisht draftin kemi rënë dakord në parkim për statusit, por disa pika kontestohen nga sindikalistët. Kush e kundërshton këtë draft?

Kol Nikolla: Tani ne duhet të shohim njëri-tjetrin në sy, edhe me qeverinë edhe me njëri-tjetrin. Qeveria duhet ta kishte kaluar draftin në këshillin e vetë të punës, pavarësisht se kemi ngulur këmbë Që këtu duket se është me hile. Më pas qeveria nuk mund të bëjë ligj bërje për çdo grup sindikal, apo për çdo individ. Rëndësi ka konsensusi shoqëror që është afruar për këtë ligj. Djegia e qumështit të naftës i fryn kosit të minatorëve. Këtu ka pasur më shumë vëmendje është punuar për një ligj për punëtorët e nëntokës të cilët plotësojnë kriterin e ligjit të 2015-ës.

Pse u zgjat kaq shumë, 6 vite për të bërë një status? Po e lëmë pjesën tjetër atë të qeverisë Berisha… Pse në 2013 e deri më tani nuk është bërë ky status?

Kol Nikolla: Ne mbështetëm një filozofi të majtë që nga taksa progresive. Ne ishim të detyruar se gjithçka përkthehej. Tani e kemi kuptuar që lojërat politike të lënë në baltë. Tani nuk ka më pritë ka moskthim prapa

Çfarë do ndodhë?

Fiqieri Xibri: Këtë radhë po e them shumë troç, ose do të bëhet statusi ose do të bëhet gjaku ujë. Do të bëhet, u tallën dy muaj me ne. Këto janë lodra kalamajsh, nuk mund t’i bësh më.

Çfarë do kërkoni?

Kol Nikolla: Ne në protestë do dalim me kërkesa politike

Ju jeni treguar shumë të ashpër me Institutin e Sigurimeve Shëndetësore? I qëndroni asaj deklarate për t’i vënë zjarrin?

Fiqiri Xibri: Shkakaja është gjysma e së vërtetës, kemi folur me metaforë, ajo që kemi është në shpërthim e sipër, por kur thua një metaforë prite se ajo do jetë edhe e vërtetë. Nuk durojmë me. Qeveritë janë të gjitha njësoj, askush nuk del të thotë se i keni bërë llogaritë gabim.

Pse se keni çuar në gjykatë këtë çështje?

Fiqiri Xibri: Ne nuk jemi as Kontrolli i Shtetit, ndaj i kërkojmë qeverisë që të bëjë transparencën ose të na japë ne aksesin informativ që të ballafaqojmë dosjet reale.

Për sa dosje bëhet fjalë?

Fiqiri Xibri: Për mijëra dosje…

Për sa mijëra?

Fiqiri Xibri: Kur themi mijëra, 22 mijë persona përfitojnë pensionin e nëntokës. Në takimin që bëmë në Ministrisë e Financave ku ishte edhe drejtori i pensioneve, ai tha e kishin nxjerrë 1700 persona, dhe ca i kishin nxjerrë pasi kishin fituar me gjyq. Si ka mundësi kaq? Ata janë më shumë më tepër se kaq. Si ka mundësi? A ka shtet këtu apo jo? Si ka mundësi që në 22 mijë persona, 1500 janë falsë?! Ka shumë më tepër. Rama këtë e di. Gjykoj se Rama e bëri të vetën.

Kol Nikolla: E di ca duhet të bënte Rama për Sigurimet Shoqërore. Që t’i japim ‘Cezarit atë që i takon’. Ne jemi një shtet në rajon dhe Europë që i kemi ngarkuar sigurimet shoqërore në kundërshtim me rregullat. Sigurimet Shoqërore paguajnë invalidët, statuset, pagesat kalimtare. Por nuk duhet të paguhen nga Sigurimet Shoqërore, por nga ministritë e lindjes ose arka sociale. Sigurimet Shoqërore janë arkë investimesh, dhe pasi dalim në pension ato lekë na vijnë ne. Pensionet janë si diplomat, ska birë nënë që i rregullon.

Ditën e mërkurë, çfarë do të ndodh? Cili është skenari?

Kol Nikolla: Ne kemi lënë një afat shumë të arsyeshëm qeverisë, i thonë 7 ditë, dhe mund të mblidhet 7 herë.

Çfarë do të thotë; ‘Nuk do të lëvizim nga Bulevardi?’

Fiqiri Xibri: Nuk është punë konflikti këtu, por punë organizimi jo të përsosur. Unë isha prezent atje, për të treguar se ne nuk ishim të ndarë. Kishte edhe nga sindikata jonë. Për protestën e kishim organizuar që një javë më parë, dhe për çështjen e statusit jemi bashkë. Ne e kishim caktuar datën për të mërkurën e ardhshme. Protestën e organizojmë ne. Unë gjykoj se jo vetëm Kola, por edhe të tjerë do jenë prezent. Ne do e organizojmë këtë herë, nuk e diskutoj që edhe Konfederata do të jetë në mbështetje. S’kemi pse presim më, ndaj edhe 10 veta të jemi, protesta ka vlerën e vet tek përmbajtja.

Si do të bëhet protesta?

Fiqiri Xibri: Protesta këtë radhë, e kemi biseduar edhe me njëri-tjetrin, nuk është e paracaktuar. Rëndësi ka që do ta fillojmë tek Kryeministria. Me shumë mundësi është që do të marshojmë drejt Ministrisë së Financave dhe më pas drejt institutit të Sigurimeve Shoqërore për të denoncuar vjedhjen skandaloze dhe informalitetin skandaloz. Le të bëhet transparenca. Ne gjykojmë se mund të ketë edhe përshkallëzime rrugës. Tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore do bërtasim me parrulla, plot me agresivitet. Aty nuk i dihet pastaj, mund të ketë reagime nga policia, reagime të tjera. Mund të nxehen gjakrat. Ne jemi të përgatitur për çdo gjë. Kupa u mbush plotë; mjaft, mjaft, mjaft. Ka ardhur thika atje ku nuk mban më. Ndaj për çfarë të luftohet nëse vdesin njerëzit?! A ka turp më të madh?! Qoftë për mua por edhe sindikatat, madje dhe për qeverinë që thonë se nëse vdesin njerëzit do i bëjmë statusin. Statusin s’do e bëjmë për kufomat. Si mund të presin një reagim të qetë, kur na kanë shkelur me të dyja këmbët. Njerëzit janë të irrituar dhe gjykoj se do ta kem aq të vështirë që të menaxhoj njerëzit, pasi jam edhe vet po aq i irrituar. Ndaj se di se si do të ecë protesta. Jemi në demokraci, ndaj parrullën e opozitës për mosbindje civile duhet ta themi ne. Ndaj populli duhet të lëvizë nga vendi se të drejtën nuk ta jep njeri. Kur ta marrë vesh populli këtë gjë, atëherë do të disiplinohet qeveria. Pa popullin që lufton për të drejtën e vet, nuk do të ketë kurrë shtet.

Kol Nikolla: Por përmes jush, duhet të japim edhe mesazhin për solidaritet, të unitetit dhe bashkimit përmes sindikatave. Jemi dhe në ndihmën e zotit Gëzim Kalaja. Ditën e mërkurë do të përballen me minatorët shqiptarë, me sindikatat e Shqipërisë, për statusin e minatorit.

A do të ketë shumë njerëz?

Kol Nikolla: Tre do të jenë, unë, Fiqiriu dhe Gëzimi. Të tjerët pastaj kush do të vijë pas. Kush ka interes do të vijë.

Fiqiri Xibri: Unë jam krenar të marr të gjitha përgjegjësitë e protestës. Unë do ta bëj timen, s’më intereson fare nëse më japim leje apo jo.

Mund të shkohet me grevë urie apo me çadra?

Fiqiri Xibri: Edhe kjo është propozuar. Është propozuar që të merren plastmase me vete dhe bukë po ashtu. Njerëzit do të vinë nga ana e anës, nga Korça, nga Erseka, Tropoja. Ata kur vinë e kanë ndarë mendjen ‘unë sot do fitoj’. Unë jam më i irrituar se ata, ndoshta mund të jem dhe iniciatori për ashpërsimin, ndoshta dhe degradimin e situatës.

Ju jeni edhe me agjërim….Muaj i Ramazanit është për paqe, ju thoni ta kërkojmë të drejtën me dhunë…

Fiqiri Xibri: Kjo nuk ka të bëjë me atë….Është besimi dhe zbatimi i këtyre normave, kanë kriteret e tyre. Jemi të urdhëruar që në muajin e Ramazanit të priremi nga durimi dhe paqja. Por ka qëlluar që mbushja e kupës për së dyti, pas asaj të 21 shkurtit ishte protesta e parë, të qëllojë në këtë kohë. Por kjo ndoshta do bëjë që qeveria të reflektojë që ne të jemi më pak të ashpër. Detyra ime kryesore, është përgjegjësia e menaxhimit të situatës. Është detyrë e qeverisë që të mendoj, jo e jona.

Kol Nikolla: Qeveria duhet të jetë shumë e arsyeshme për këtë fakt, që në këtë muaj mosha të thyera agjërojnë, që kanë probleme psikologjike dhe ekonomike, duhet të jetë me e ndjeshme.

Juve ju kemi parë sot në rresht të parë në protestë, por jo që t’i jepnit dorën njëri-tjetrit. A mund ta bëni këtu në studio? Pasi në media u fol pak për dhunë fizike…

Kol Nikolla: Ato kanë gjëra që i bën media për skup. Ne mund edhe të puthemi dhe përqafohemi. Ne fyhemi nga këto gjëra.

Fiqiri Xibri: Kur punohet bashkë për një qëllim të caktuar…edhe me vëllain mund të kesh konflikte për disa arsye. Kur i përkushtohesh për të bërë një shtëpi i lë mënjanë konfliktet, apo kur shkon në luftë bashkë. Harrohen grindjet e brendshme dhe shkohet për të t’u përballur me diçka tjetër. Ja po jua bëjmë qejfin, po ia japim edhe dorën njëri-tjetrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY