Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DW/ Ja tre vendet që frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

07/06/2018
DOKUMENTI KONFIDENCIAL/ Rekomandimet e KE, “dush të ftohtë” qeverisë shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.

Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka.

Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.

Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës.

Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters. Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme.

Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.

Edhe në Gjermani ka dyshime

Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator. Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat, janë megjithatë për hapjen e negociatave. Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite. DW

Tags: BEnegociatatshqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.