Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Meta përuron shkollën e rikonstruktuar të Sllovës në Dibër

05/06/2018
Presidenti Meta përuron shkollën e rikonstruktuar të Sllovës në Dibër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ajet Ndreu” në Sllovë, të ringritur me fondet private të pinjollit të familjes Ndreu, Shpend Ndreu.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti i Republikës u shpreh: “Është një kënaqësi e veçantë që marr pjesë sot në këtë veprimtari madhështore.

Falënderoj nënën e Shpendit, e cila ka rritur dhe edukuar një bir të denjë të kësaj zone e të gjithë Dibrës, i cili është një shembull jo vetëm për të gjithë djemtë e aftë, të zotë e atdhetarë të Dibrës kudo ku janë, por për të gjithë shqiptarët e zotë e të aftë, që të ndihmojnë vendlindjen e tyre.

Aq më tepër që të ndihmojnë në fushën e arsimit, në mënyrë që këta fëmijë të rriten në kushte sa më të mira, të përfitojnë sa më shumë dije dhe ta zhvillojnë sa më shumë që të jetë e mundur këtë trevë që është një nga trevat më të bukura të vendit tonë, e me shumë tradita.

Mesazhi im është të forcojmë rrënjët tona. Të forcojmë ndjenjat e atdhedashurisë! Nëse nuk duam vendlindjen, nuk duam të parët tanë, nëqoftëse nuk ruajmë traditat tona, në këtë botë kaq të madhe, e nganjëherë kaq kaotike, ne mund të jemi asgjë. Prandaj që të vazhdojmë të jemi shqiptarë dhe të jemi krenarë për atë që kanë bërë të parët tanë, të bëjmë më shumë për vendin tonë, në mënyrë që edhe këta fëmijë të jenë akoma edhe më krenarë në të ardhmen për përkatësinë e tyre, edhe si dibranë, edhe si shqiptarë.

Të gjithë sot duhet të përulemi me shumë nderim para Shpendit për këtë punë e vepër që ka bërë, sepse Nënë Tereza me shumë të drejtë ka thënë që ndoshta ndonjë gjë të madhe mund të mos bëjmë në këtë botë, por secili prej nesh një gjë të vogël, me dashuri të madhe, mund ta bëjë.

Shpendi ka bërë një gjë të madhe, me dashuri shumë të madhe, sepse na ka dhënë mesazhin që jo vetëm duhet të bëjmë për vendlindjen e nuk duhet të shohim thjesht fatin e suksesin tonë kudo ku jemi, por nuk duhet të harrojmë rrënjët tona, nuk duhet të harrojmë identitetin tonë.

Unë besoj se ky është një mesazh shumë i fuqishëm që shkon përtej Dibrës e kudo tjetër ku ka shqiptarë, të cilët e duan vendin e tyre, traditat e tyre e të cilët janë krenarë për parardhësit e tyre.

Edhe emri i një mësuesi të nderuar, në traditën e një familjeje mësuesish e të përkushtuar për arsimin e kësaj treve, të ‘Ajet Ndreut’, i bën nder kësaj shkolle dhe është një frymëzim për mësuesit aktualë, por edhe për të gjithë fëmijët e kësaj zone.

Ju falënderoj për këtë solidaritet, për këtë bashkëpunim e gjithëpërfshirje! Këtu i kemi të gjithë dhe kjo tregon se të gjithë e duan Dibrën, e duan Shqipërinë, dhe aq më tepër se jemi në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, pa hapur debat me Krujën, le ta bëjmë të gjithë së bashku e këtë do ta bëjmë duke bërë më shumë për arsimimin e për edukimin e fëmijëve tanë! Jo vetëm me dijet më bashkëkohore dhe më të avancuara, por në radhë të parë për t’i edukuar me dashurinë për vendlindjen, për familjen dhe Atdheun!”

Presidenti Meta i shoqëruar nga deputët e Qarkut, Ministrat Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla, Kryetari i Bashkisë Dibër, Muharem Rama dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, vizitoi ambientet e rikonstruktuara të Shkollës së Mesme të Bashkuar të Sllovës ku theksoi rëndësinë e shkollimit dhe arsimit të brezit të ri, për të cilin dibranët dhe diaspora kanë investuar shumë e janë përpjekur pamasë përgjatë gjithë rrjedhës së historisë.

Në përfundim të vizitës Presidenti i Republikës vendosi kurora me lule në memorialin e ngritur në nderim e me mirënjohje për patriotët e zonës Elez Isufi, Isuf Xhelili dhe Cen Elezi dhe u përul me respekt para veprës dhe kontributit të tyre të paharruar atdhetar në mbrojtje të trojeve shqiptare.

Tags: Ilir MetaPerurim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.