Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Edi Rama bën dudumin, ja çfarë do të ndodh me negociatat”

05/06/2018
“Edi Rama bën dudumin, ja çfarë do të ndodh me negociatat”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton deklaratat e bëra dje nga kryeministri bullgar Borisov gjatë takimit me shefin e qeverisë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Berisha thotë se përveç faktit që dy-tre vende të BE janë kundër hapjes së negociatave, shumica e vendeve anëtare janë për hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë.

Sipas tij, ky është një qëndrim identik me ata që u mbajt ndaj Shqipërisë në vitin 2016, vit në të cilin, përveç kushteve të vendeve anëtare për hapjen e negociatave, si data për hapjen e tyre u përmendën si më të largëtat gjysma e dytë e vitit 2017 ose gjysma e parë e vitit 2018. Por Berisha thotë se përballë këtyre deklaratave Rama bëri sikur nuk kuptoi.

Statusi i Sali Berishës

Edivini bën dudumin, ai humbet lidhjen edhe me gjuhën shqipe!
Të dashur miq, dje në konferencën për shtyp kryeministri i Bullgarisë, Borisov u tha shqiptarëve të vërtetën e lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, të vërtetë që Rama dhe Ditziu i tij përpiqen ta fshehin me çdo mënyrë.

Unë nuk po komentoj këtu pjesën e deklaratës së kryeministrit bullgar se dy tre vende të BE kundërshtojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndonëse kjo përbën një goditje fatale për Shqipërinë, por do ndalem në atë pjesë të deklaratës së tij, në të cilën kryeministri bullgar u shpreh se shumica e vendeve anëtare të BE janë për hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë.

Me këtë deklaratë kryeministri Borisov informoi shqiptarët pra, se shumica e vendeve të BE nuk janë dakord me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave për Shqipërinë. Vendosja e kushteve dhe dhënia e një date për hapjen e negociatave me Shqipërinë është de fakto dhe de jure mos hapje e negociatave deri në plotësimin e kushteve dhe verifikimin e këtij plotësimi.

Ky është një qëndrim identik me ata që u mbajt ndaj Shqipërisë në vitin 2016, vit në të cilin, përveç kushteve të vendeve anëtare për hapjen e negociatave, si data për hapjen e tyre u përmendën si më të largëtat gjysma e dytë e vitit 2017 ose gjysma e parë e vitit 2018. Në fakt të dy këto afate kaluan dhe negociatat nuk u hapën për faktin e thjeshtë se jo që nuk janë plotësuar por janë përkeqësuar ndjeshëm kushtet e kërkuara nga vendet anëtare të BE.

Para këtij njoftimi, që nuk lejon asnjë diskutim për hapjen pa kushte të negociatave të Shqipërisë në BE, gjë të cilën Ramës ia kanë thënë publikisht, zyrtarisht e privatisht zyrtarët e niveleve më të larta të BE, piktori dështak bëri dudumin, bëri sikur nuk kuptoi deklaratën e kolegut të tij bullgar dhe reagoi për të mashtruar shqiptarët duke deklaruar se jemi shpresëplotë se nga Samiti i 26 qershorit të BE do marrim lajmin e shumëpritur të hapjes pa kushte të negociatave me vendin tonë! Kësaj i thonë të fabrikosh gënjeshtra dhe t’i besosh ato!

Tags: Edi Ramanegociatatsali berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.