Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/ Sekuestrohen llogaritë e Gulf në Shqipëri, 350 mijë euro të papaguara

05/06/2018
SKANDALI “GULF”/ Policia i fshehu Prokurorisë denoncimet e qytetarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kompania përmbarimore “AEF Bailiff Service” ka urdhëruar  së fundmi vendosjen e masës së sekuestros konservative në llogarinë e “Sun Petroleum Albania Trading”. Kjo e fundit ishte treguesi me shumicë i markës Gulf dhe u largua nga tregu pak javë më parë, duke lënë pas fatura të pashlyera tek tatimet, furnitorët e individët.

Bllokimi është bërë pasi “Sun Petroleum Albania Trading” ka fatura të papaguara ndaj kompanisë Genklaudis, operatori i dytë me i madh i tregtimit me shumicë të naftës në vend. Shuma e faturave të papaguara është rreth 18 mijë dollarë dhe një faturë tjetër prej 42 milionë lekësh. Këtyre u shtohen dhe shpenzimet përmbarimore prej 2.1 milionë lekë, duke e çuar detyrimin në total prej 46 milionë lekësh, apo rreth 350 mijë euro. Krahas llogarive bankare, përmbaruesi ka kërkuar dhe vendosjen e sekuestros mbi aksionet e kompanisë, me qëllim mostjetërsimin e tyre si dhe bllokimin e të gjitha automjeteve në pronësi të Sun Petroleum.

Më herët, ishin tatimet ato që në 19 prill kërkuan vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë e tregtimit me pakicë Sun Petroleum Albania. Tatimet i kërkuan Qendrës Kombëtare të biznesit, të mos lejojë tjetërsimin e mbi pasuritë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesi deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, rezulton që detyrimi i krijuar nga kompania, përfshirë interesa dhe gjoba është 40.7 milionë lekë, ose rreth 300 mijë euro.

Në mes të muajit prill, Sun Petroleum Albania shpk (e cila bën tregtimin me pakicë të naftës) ndërpreu furnizimin me naftë, ndërkohë që deri në ditën që ndërpreu aktivitetin kishte shitur tek klientët qindra tollona, në një skemë që rezultoi mini piramidë, teksa nafta ka mbaruar dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve.

Të dy kompanitë e lidhura me të Sun Petroleum Albania (e pakicës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) janë offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët. Aksioner zyrtar është Universal Energy Group, me seli në Delaware të SHBA-ve, një zonë e njohur për krijimin e kompanive guackë.

Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimeve të shumta, por deri tani nuk ka një shifër zyrtare se sa është dëmi që u është shkaktuar konsumatorëve që blenë tollonat, sa është detyrimi që Gulf ka ndaj furnitorëve të tjerë privatë dhe si do të bëhet shlyerja e këtyre detyrimeve. Monitor

Tags: gulfllogarisekuestrim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.