Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKËT/ Tiranë, qytetarët paguan 2.7 milionë euro vetëm për të parkuar makinat në vitin 2017

04/06/2018
VIDEO GALERI/ “Ja si i vjedh Lal Plehu qytetarët e Tiranës me parkingun!”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të parkosh në Tiranë është një mision shumë i vështirë. Vështirësia e parë qëndron në gjetjen e një parkimi sidomos në rrugët kryesore. Problemi i dytë qëndron tek pagesa, që mesatarisht është 100 lekë për një orë, që për një person që punon 8 orë, i duhen 800 lekë në ditë, apo rreth 17.6 mijë lekë në muaj, nëse do të paguante për 22 ditë pune.

Të ardhurat e Bashkisë Tiranë nga tarifa e parkimit arritën në një nivel rekord në vitin 2017, prej 338.3 milionë lekësh, apo rreth 2.7 milionë euro, që janë paguar nga përdoruesit e automjeteve në kryeqytet. Megjithatë, në raport me atë që Bashkia kishte planifikuar të mblidhte të fillim, kjo shumë është rreth 25% më e ulët (Bashkia priste të mblidhte 450 milionë lekë nga tarifa e parkimit në planifikimin fillestar të buxhetit).

Në krahasim me vitin e mëparshëm, tarifa e paguar për parkim është pothuajse dyfishuar, ndërsa në raport me vitin 2014 është pesë herë më e lartë (shiko grafikun). Bashkia Tiranë thotë se në vitin 2017, arkëtimi i kësaj tarife ka një rritje të ndjeshme, “si rrjedhojë jo vetëm e riorganizimit të strukturave, por edhe mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë, por edhe në sheshet e iratuara për parkim”.

Shifrat bëhen të ditura në relacionin për projektbuxhetin faktik të vitit 2017.

Në total, Bashkia e Tiranës kishte të ardhura të veta (të taksueshme dhe jo tatimore) prej 10.5 miliardë lekësh në vitin 2017, ose 89% e asaj që planifikonte në fillim të vitit. Të ardhurat e taksueshme ishin 6.9 miliardë lekë dhe ato jo tatimore 3.6 miliardë lekë. Zëri që solli më shumë të ardhura është taksa e infrastruktrës.

Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 3.33 miliardë lekë, me një rritje prej 170% në raport me vitin e mëparshëm. Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje (për një sipërfaqe totale 522 mijë metra katrorë) me rritje të numrit të lejeve prej 118%, në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë, ndërkohë që sipërfaqja është 2.5 herë më e madhe. Kjo është reflektuar dhe në arkën e Bashkisë, teksa taksa e ndikimit në infrastrukturë ka sjellë 33% të të ardhurave të veta. Ndërtesat e reja paguajnë 8% të vlerës së shitjes si taksë për ndikimin në infrastrukturë, çka nënkupton se vlera totale e ndërtimeve për të cilat është mbledhur kjo taksë, arrin në rreth 42 miliardë lekë, ose rreth 330 milionë euro.

Nga taksa e pasurisë së paluajtshme janë arkëtuar rreth 1.7 miliardë lekë, me një rritje prej gati 14%. Po rreth 1.7 miliardë lekë janë dhe të ardhurat nga tarifa e pastrimit dhe gjelbërimit. Nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsmore u arkëtuan në total 681 milionë lekë (rreth 5.3 milionë euro), nga të cilat 415 milionë lekë u paguan nga bizneset dhe 266 milionë lekë nga rreth 110 mijë familjë. Nga taksa e tabelës u arkëtuan 345 milionë lekë, nga taksa e fjetjes në hotel 83 milionë lekë. Monitor

Tags: pagesaparkimtirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.