Në media, janë publikuar pamje ku tregohen momentet e konfrontimit të të rinjve të Partisë Demokratike me një nga oficerët e gardës në Elbasan, pak para nisjes së takimit të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët rajonalë.
Në videon e mëposhtme, dallohet makina e Kryeministrit Rama dhe një nga truprojat e tij që mbyll derën e makinës.
Vetëm pak metra më tej, në një cep, një nga oficerët e Gardës (personi i veshur me këmishë bezhë), shtyn të rinjtë duke dashur t’ju rrëmbejë nga duart pankartat.
Në këtë moment, ka ndërhyrë një qytetar që ka kaluar aty afër, duke i thënë gardistit të mos iu afrohet më të rinjve.
“Nuk je mercenar, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve”, i drejtohet ai gardistit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/