Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Turjan Hyska iken nga Vizion, por na premton netë të gjata diku tjetër.

02/06/2018
Turjan Hyska iken nga Vizion, por na premton netë të gjata diku tjetër.
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuara, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizion Plus!”. Kete lajm e ka dhene vete prezantuesi Turjan Hyska, mes nje postimi te gjate ne faqen e tij ne Facebook, duke njoftuar ndarjen me televizionin ku punoi per shume vite me radhe.

Postimi Turjan Hyskes 

Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuara, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizion Plus! Një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm, i ardhur natyrshëm pas një eksperience që mund ta quaj fantastike në tërësinë e saj! Në Shqipëri thonë që është pothuajse e pamundur të shkëputesh pa mëri apo inate! Epo ky është një ndër ato rastet që ndodh!

Së pari, dua të falenderoj Genc Dulakun, i cili më dha mundësinë të provoj çdo rol në atë kompani, nga drejtues programesh me fëmijë deri tek të qënurit drejtor ekzekutiv në Vizion Plus.

Une u rrita ne familjen “Vizion Plus” duke punuar, duke gabuar, mësuar, dështuar apo duke shijuar suksese! Duke marrë vet vendime të drejta apo të gabuara. Dhe kjo eshte fantastike!

Termi “familje” shpesh duket klishe, por nuk gjej fjalë tjetër për grupin e Vizionit, pasi të qënurit familje ka qënë forca më e madhe e atij institucioni dhe uroj me shpirt mos ta humbasë kurrë këtë tipar dallues!

Dua të falenderoj pa përjashtim të gjithë njerëzit (edhe ata që s’më duan hiç) me të cilët u rrita në atë kompani, sepse të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar për të ndërtuar “Turin e Vizionit”. Kam marrë shumë nga të gjithë dhe uroj që t’i kem dhënë po aq shumë!

Rrjedhimisht mbas më shumë se 8 vitesh më duhet të largohem edhe nga Tring! Një kompani që nisi me një grusht njerëzish ëndërrimtarë, të “çmendur”, që nuk dëgjuan për asnjë sekondë ata që u thoshin se ajo kompani nuk kishte të ardhme! Tring, është rasti tipik ku pasioni, dëshira dhe puna 24/7 sjell sukses dhe unë jam krenar që kam vendosur tullën time modeste në atë sipërmarrje tashmë të konsoliduar, e cila vetëm zgjerohet në tregun televiziv! Të gjithë stafin e kam xhan dhe ata e dinë.

Në fund dua të them dy fjalë për një zonjë që më ka mësuar shumë! I dha formë energjisë, dëshirës sime shpesh kaotike për të drejtuar! Me urtësi dhe kujdes më ndihmoi te kuptoj sesi një drejtues i zoti, nëpërmjet shembullit personal dhe besimit, mund t’i nxjerrë më të mirën stafit që e rrethon! Mund të flisja më gjatë por e di që nuk i pëlqen t’i bëjnë komplimenta ndaj po e lë me kaq! Thnx Rida 🙂

Embëlsira për në fund!

Publik i dashur që më keni parë çerr në ekran dhe tashmë plot 33 vjeç, kam vetëm një mesazh: “Taksirat do më duroni dhe ca! Do bëni, çdo bëni, kemi netë të gjata përpara!”

Mos harroni, fantazia është pasuria më e madhe që kemi.

Ju dua,

Turjan Hysko.

Tags: turjan hyskaVizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.