Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Tentoi të vriste dashnorin e gruas, zbulohet “sekreti” i çiftit – Ja pse gruaja mori 3 fëmijët dhe iku

02/06/2018
NGJARJE E RENDE/Vret veten dhe gruan në sy të vajzës ne Sarande
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkoi të vriste me armë zjarri të dashurin e bashkëshortes, të cilën e kishte marrë në shtëpi dhe bashkëjetonin prej disa ditësh, arrestohet 30-vjeçari.

Ngjarja ndodhi dje në qytetin e Kukësit, madje në sy të tre fëmijëve të tij të mitur, të cilët e shoqja i kishte marrë me vete para se të largohej prej tij. Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë hetimeve rezultoi se ai e shfrytëzonte për prostitucion të shoqen në Kosovë dhe kjo dyshohet të jetë bërë edhe shkak që 25-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve të tentojë të largohej prej tij. Prej disa ditësh ajo ishte zhvendosur në banesën e 23-vjeçarit nga Kukësi me inicialet K. K. Ky i fundit, sipas të dhënave e kishte pranuar të dashurën e tij bashkë edhe me tre fëmijët e saj.

Por kjo ka shkaktuar xhelozinë e bashkëshortit të saj, i cili ka gjetur një armë zjarri dhe ka shkuar në Kukës me qëllim për të vrarë bashkëjetuesin e së shoqes. Falë njoftimit në kohë të Policisë dhe reagimit të shpejtë të shërbimeve të saj, me ndihmën edhe të banorëve të pallatit, është bërë neutralizimi i Idrizajt, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit. Ai ka nisur të qëllojë në ajër, çka ka vënë në alarm banorët e Lagjes 1 ku ndodhi ngjarja. Ata sinjalizuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vend dhe ndërhyri duke parandaluar kështu vrasjen e të riut.

Sipas të dhënave nga Policia, bashkëshortja e 30-vjeçarit ka deponuar në Polici se ai e shfrytëzonte dhe e detyronte të prostituonte në Kosovë, çka kishte ndikuar që ajo të largohej prej tij. Për këtë shkak, veç akuzës për kanosje dhe armëmbajtje, 30-vjeçari akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni.

“Tentoi të vriste më armë zjarri për motive xhelozie të dashurin e bashkëshortes, 23-vjeçarin K. K. Policia parandaloi ngjarjen duke arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin. Specialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi Dorian Idrizaj ka shkuar në banesën e shtetasit K. K., në Lagjen nr. 1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E. A., (bashkëshortja e Dorian Idrizaj), dhe pas një konflikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri K. K. Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar.

Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekuestrua arma e zjarrit tip ‘Automatik’, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja. Gjithashtu, ndaj Idrizajt u referuan materialet edhe për veprën penale ‘Shfrytëzim prostitucioni’, pasi dyshohet se në Kosovë keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E. A.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ‘Kanosja’, ‘Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ dhe ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, parashikuar nga nenet 84, 278 dhe 114 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kukësit. Panorama

Tags: DashnorGRUAtentativevrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.