Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Survejimi familjarisht i Lulzim Bashës, PD konfirmon: Me urdhër të Edi Ramës

01/06/2018
SKANDAL/ Survejimi familjarisht i Lulzim Bashës, PD konfirmon: Me urdhër të Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike, ndryshe nga sa deklaroi zyrtarisht Policia e Shtetit ka konfirmuar sot mes një deklarate për mediat, se kreu i PD-së, Lulzim Basha është nën survejim nga policia.

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka deklaruar për mediat se “Operacioni klandestin i ndjekjes dhe përgjimit 24 orë të kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është operacion i paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal” zbatuar nga Xhafaj me urdhër të Edi Ramës.

Deklarata e plotë e Edmond Spahos 

Operacioni klandestin i ndjekjes dhe përgjimit 24 orë të kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është operacion i paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal.

Operacioni klandestin është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetuesi i dhunshëm i komunizmit, me urdhër të Edi Ramës.

Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën.

Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Këto operacione klandestine kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte, Shqipëria është sot është në një gjendje ku jeta, liria, prona dhe e drejta e çdo qytetari janë të rrezkuara nga krimi që mbrohet nga shteti.

Gjendja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në vend do të bëhet edhe më e rëndë pasi, për të mbrojtur lidhjet dhe përfshirjen e tyre kriminale në trafikun e drogës, dyshja Rama-Xhafaj do të vazhdojë të kryejë krime të tjera ndaj kujtdo që bëhet pengesë për ta.

Prandaj, sot më shumë se dje, është e domosdoshme që Fatmir Xhafaj të largohet për t’i hapur rrugën dekriminalizimit të vërtetë të Policisë së Shtetit, e cila është kthyer nga një strukturë private e vëllezërve Habilaj në një strukturë private të vëllezërve Xhafaj.

Sot, është më e domosdoshme se kurrë që Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar.

Tags: Edmond SpahoLulzim Bashasurvejimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.