Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndalohen 18 shqiptarë në kufi, Greqia nuk i lejon të mbledhin çaj dhe rigon në territorin e tyre

01/06/2018
Ndalohen 18 shqiptarë në kufi, Greqia nuk i lejon të mbledhin çaj dhe rigon në territorin e tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zonat kufitare të Greqisë me vendin tonë janë të shqetësuara për njerëzit që vijnë nga Shqipëria dhe mbledhin bimë medicinale në territorin e tyre. Në një shkrim të publikuar së fundi nga agjencia AFP, merret si shembull zona në Malin e Gramozit, ku grupe të organizuara nga Shqipëria kalojnë kufirin ilegalisht për të mbledhur bimë të ndryshme medicinale, si çaji, murrizi, rigoni etj lloje bimësh aromatike me veti kuruese, të cilat shiten së fundi edhe në internet me çmime disa dhjetra euro për kilogram.

“Kalimi i kufirit bëhet lehtësisht. Ne kemi dhënë disa udhëzime për strukturat tona dhe po përpiqemi ta trajtojmë këtë çështje”, thotë për AFP Nikos Papaefthymiu, shefi i departamentit lokal të pyjeve.

Vetëm gjatë muajit të kaluar autoritetet policore kanë arrestuar 18 shqiptarë, me më shumë se 600 kg bimë medicinale të mbledhura në kullotat alpine greke. Shqiptarët qëndrojnë nëpër male në kasolle për disa ditë rresht. Por dënimet për këto ndalime janë të lehta dhe zakonisht fajtorët dëbohen në Shqipëri brenda disa ditësh sqaron një oficer lokal i mbrojtjes së pyjeve.

‘Korja e sasive të tilla të mëdha në këtë mënyrë shkakton dëm në ekosistem. Në shumë raste bimët janë çrrënjosur pjesërisht. Ky është krim mjedisor”, shpehet Rigas Tsiakiris, një ekspert i pylltarisë dhe këshilltar i Ministrisë së Bujqësisë në Greqi.

Ndërkohë 31-vjeçari Spiros Babakos, një fermer që disponon parcela të shumta të mbjella me çaj, tregon për AFP se një ditë kishte konstatuar në fushën e tij që i ishin vjedhur mbi 300 kilogramë çaj.

‘Ata i çrrënjosin bimët. Më shkatërruan mbi 2 mijë metra katror të mbjella’, shprehet ai për AFP. Sektori i bimëve medicinale në Shqipëri zë një vend të rëndësishëm në eksportet tona. Kryesisht ky aktivitet është i përqëndruar në zonat jugore dhe juglindore të vendit.

Tags: arrestimgreqishqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.