DETAJE/ Gjermania nis hetimin për 613 kg kokainë të kapur në Maminas

DETAJE/ Gjermania nis hetimin për 613 kg kokainë të kapur në Maminas

126
0
Shares
Arber Cekaj

Sasia prej 613 kg kokainë e kapur në Maminas të Durrësit ka ngjallur interesin e prokurorëve Gjermanë, cilët tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast trafiku nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Autoritet e drejtësisë Gjermane kanë nisur një hetim, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila në fund të muajit shkurt 2018 sekuestroi 613 kg kokainë dhe arrestoi dy persona. Kujtojmë që personi kryesor i këtij trafiku droge, i dyshuari Arbër Çekaj, pronar i kompanisë “Arbri Garden” u arrestua në 14 Maj në Gjermani. Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Arbër Çekaj në Gjermani, por burime pranë prokurorisë i thanë “Shqiptarja.com” se tashmë interes të veçantë për dosjen e 613 kg kokainë të kapur në Maminas, po tregojnë prokurorët Gjermanë.

S’dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbëritur në Shqipëri, por kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton Kokainë e fshehur brenda në banane. Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues Gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje. Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh. E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Cekajt.

Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptar me mbiemrin “Dauti” emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik. Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine. Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në aktivitete kriminale. Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarketeve dhe merrnin sasitë e kokainës. Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë në mujin Maj dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve.

Në këtë operacion ishin përfshishirë 500 forca policore.

“Është një prej sukseseve mëspektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann.

Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JörgBeyser.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY