Ardian Kallami i cili u vetëvra në banesën e tij pasi ishte dhunuar fizikisht nga policia është detyruar që të firmosë një letër në një kohë kur ai nuk dinte as të shkruante as të lexonte.
Në letër policët e kanë detyruar që 47 vjeçari të pranojë se do të kthejë për dy ditë sendet e vjedhura në një banesë aty afër dhe se merr përgjegjësinë ligjore për ngjarjen.
Në fakt Kallami nuk e ka ditur se çfarë është shkruar në letër por është detyruar nga policia e Vau Dejësit që të firmosë atë letër. Redaksia e ShkodraNews ka arritur të zbulojmë letrën origjinale dhe foton e viktimës Ardian Kallami menjëherë pas vetëvarjes. ShkodraNews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/