Presidenti i Republikës shpreh mirënjohje për ndihmën që Arabia Saudite i ka...

Presidenti i Republikës shpreh mirënjohje për ndihmën që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë dhe Kosovës

130
0
Shares

Ambasadori i ri i Arabisë Saudite, Abdelmomen Mohammed Sharaf, i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Arabisë Saudite në vendin tonë, Sh.T.Z. Abdelmomen Mohammed Sharaf.

Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e projekteve zhvillimore dhe asistencën financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Duke iu referuar mundësive në rritje të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta shprehu besimin se kontributi i Ambasadorit Sharaf në këtë drejtim do të jetë shumë domethënës. Një vlerësim të veçantë Presidenti Meta e bëri edhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY