Lirimi i Tahirit/Manjani:Finalizimi i lojës së dashnorëve të reformës në Drejtësi.

Lirimi i Tahirit/Manjani:Finalizimi i lojës së dashnorëve të reformës në Drejtësi.

108
0
Shares

Ish-ministri i drejtesise Ylli Manjani ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për lirimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Manjani e ka quajtur këtë vendim si finalizimi i lojës së dashnorëve të reformës në Drejtësi.

POSTIMI I PLOTË I MANJANIT:

Mbaroi dhe loja e “Dashnorëve të Reformës në Drejtësi”!

Për vite me radhë na hapën barkun me deklarata se “sa shumë e duan reformën”!

Na shurdhuan veshët me dashurinë për “miqtë” amerikanë e Europianë!

Na shpuan hundët me fjalë të vjella nga goja e propagandës kundër opozitës!

Tani që janë zënë në flagrancë në trafik droge, e harruan refomën! “Miqtë” e huaj u bënë armiq.

Tani që “miqtë” po ikin, janë lëshuar pa doreza. Kërcënojnë e arrestojnë çdokënd që nuk është pjesë e trafikut të drogës!

Përfundimisht kemi pushtet droge, që ka rrëmbyer shtetin!

Kjo është Rilindja!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY