Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMBETARJA/Panucci:Ndeshja me Kosovën thjesht një miqësore,do eksperimentojmë

28/05/2018
Marrëveshja, trajneri i ri i Kombëtares mbërrin të mërkurën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Trajneri i kombëtares shqiptare,Christian Panucci një ditë para ndeshjes me Kosoven ,që do të luhet nesër në Zvicër,  doli në konferencën e zakonshme për shtyp. Tekniku italian i kuqezinjve shoqërohej në këtë konferencë nga portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ndërsa vlerësoi përgatitjet e kombëtares gjatë këtyre ditëve të grumbullimit.

INTERVISTA:

Këtë herë keni grumbulluar disa lojtarë nga Superiorja. Ka ndonjë strategji për këtë?

Superioren e ndjek thuajse çdo jave dhe kam nën vëzhgim të gjithë elementet që mund t’i shërbejnë kombëtares. Këtë herë ishte radha e Gurit, që ka bërë një sezon shumë të mirë, por lojtarë si ai dhe të tjerë, janë gjithmonë të mirëpritur, nëse paraqiten mirë.

Si ju është dukur gjendja e të grumbulluarve?

Kemi një grup shumë të mirë, që shfaq seriozitet dhe përkushtim në punë. Mendoj se kemi bërë një punë shumë të mirë dhe do punojmë akoma më shumë, për të qenë gati në Nations League. Dua që në atë kompeticion të dalim të parët dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.

Keni një mesazh për lojtarët që nuk janë grumbulluar këtë herë?

Janë ata që duhet të më japin një mesazh mua. Unë ndjek çdo fundjavë të gjithë futbollistët shqiptarë dhe vlerësoj paraqitjet e tyre. Në fund bëj vlerësimet e mia dhe grumbulloj ata që janë më në formë dhe që më garantojnë paraqitje dinjitoze. Në këtë kuptim, janë ata që duhet të më dërgojnë sinjale përmirësimi dhe forme të mirë, për t’i grumbulluar më pas.

Cila ka qenë përshtypja e parë për Gurin?

Është një djalë shumë serioz, që është integruar shumë mirë me grupin dhe ka punuar shumë mirë. Ai ka bërë një sezon mjaft të mirë me Kukësin dhe ka shënuar shumë gola, por këtë sezon duhet ta shikojë jo si një arritje, por si një pikënisje për karrierën e tij.

A është sfida me Kosovën, edhe një betejë në kuadrin e përthithjes së talenteve?
Nesër është një ndeshje miqësore, ku si unë, ashtu edhe trajneri i Kosovës, kemi synim për të eksperimentuar dhe për të marrë sinjale sa më të mira, në kuadër të ndeshjeve të Nations League. Sa i përket talenteve, shqiptarët janë të ndarë në 3 shtete dhe unë kam emisarët e mi, me të cilët përpiqem t’i ndjek që të gjithë. Më pas nëse shoh elementë të mirë, ju prezantoj thirrjen për t’iu bashkuar Shqipërisë, por zgjedhja u takon atyre.

Pas humbjes me Norvegjinë, e shikoni si detyrim fitoren ndaj Kosovës?
Duhet të jemi seriozë në atë që bëjmë dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje. Verdiktin e jep fusha, por ne futemi gjithmonë në lojë për të fituar, ndonëse në lojë janë 3 rezultate. Për mua rëndësi ka të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar dhe të japim më të mirën, pastaj rezultati del disi në plan të dytë.

A janë zgjedhur kundërshtarët e miqësoreve, që të jenë të përafërt me ato të Ligës së Kombeve?
Kemi zgjedhur dy kundërshtarë, një të fortë dhe një më pak të fortë, për të parë se si do të mund të komportohemi në fushë. Norvegjia ka qenë një kundërshtar që luan përafërsisht si Skocia dhe në atë ndeshje kemi qenë në lojë deri në fund. Pavarësisht se kishim shumë lojtarë që nuk luanin në skuadrat e tyre, ishim në lojë dhe mund të shmangnim humbjen. /SS/

Tags: Cristian Panuccikombetarjandeshje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.