Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Carlo Bolino, kontraktori i Ramës

27/05/2018
VIDEO/ Ja momenti kur kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u qëllua në kokë nga Policia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Carlo Bolino ka dalë sot në protestë për të mbrojtur Edi Ramën dhe jo fjalën e lirë. Nëse dikush do ta qëllonte atë pasi ka bërë shkrimin për plagosjen e gazetarit Bledi Kasmi nuk do të quhej dhunë ndaj gazetarit Bolino por goditje ndaj protestuesit, sipas llogjikes se Bolinos.

Bledi Kasmi kryeredaktor I gazetës së opozitës RD u godit dje nga policitë me një shkop gome të mbushur me sacme hekuri duke e dëmtuar atë rëndë në kokë. Goditja ndodhi vetëm pesë metra nga dera e ministrisë së Brendshme por edhe nga prona e Carlo Bolinos, bunkeri. Ky i fundit është një protestues i përditshëm jo për fjalën e lirë por për tepsinë që kullot të Edi Ramës. Kush guxon dhe fyen Edi Ramën  I sulet Carlo në emër të fjalës së lirë , që sipas Bolinos ëhstë e tillë vetëm nëse nuk prek qeverinë.

Më poshtë është shkrimi I turpshëm I Bolinos, kontraktori i qeverisë Rama për tendera, call for proposal dhe reklama të qeverisë.

Ky zotëri konkuron me portale dhe gazeta apo tv që nuk u jepet asnjë reklamë me burim qeverinë, që u bllokohen bizneset kur kanë dhe kur arrijnë të marrin ndonjë rekkamë u bllokohen për shkak të protestës së Bolinës dhe repartit të tij që ndot fjalën e lirë në Shqipëri.

Për sqarim, Kasmi ka qenë duke fotografuar dhe marrë video. Përderisa ai që ka filmuar Kasmin paska qenë gazetar, cfarë metri ka Bolino për të matur nëse edhe Kasmi ka qenë gazetar apo jo?

Më poshtë edhe komenti i Bolinos kunder protestes dhe gazetarit qe per 25 vjet ia ka rene per fat te duroje llojin  eBolinos ne te njejtin treg.

Plagosja – e lehtë, fatmirësisht – e kryeredaktorit të “Rilindjes Demokratike”, Bledi Kasmi, gjatë protestës së organizuar dje nga opozita, e shtyu menjëherë Partinë Demokratike të dalë duke thirrur për skandalin e një gazetari të plagosur. Shumë analistë u angazhuan për të analizuar, figurë pas figure, pamjet e transmetuara nga televizionet dhe, në mënyrë të veçantë, videon e Report TV, i vetmi televizion që filmoi nga afër plagosjen e Kasmit.

Por analiza e gazetarëve shkoi në drejtim të gabuar: të gjithë, në fakt, u përqendruan për të kuptuar nëse Kasmi ishte goditur nga një shkop gome i Policisë (siç ndodhi realisht) apo nga një gur që lëshoi një tjetër protestues, ndërkohë që pak ishin ata, të cilët u ndalën për të evidentuar se çfarë ishte duke bërë Kasmi në atë çast, kur u godit nga polici. Ndryshe nga sa u përpoq propaganda e PD të bindte opinionin, në fakt, kryeredaktori i RD nuk u plagos “në krye të detyrës si gazetar”, por në “krye të detyrës” si demonstrues aktiv. Domethënë, Kasmi nuk ndodhej në shesh, si shumë gazetarë të tjerë, me bllok shënimesh, aparat fotografik, apo telekamer në dorë për të dokumentuar protestën, por ishte në shesh për të marrë pjesë dhe për të drejtuar protestën.

Kasmi nuk u godit nga Policia pasi po bënte punën e gazetarit (veç të tjerash, nuk kishte asnjë shenjë dalluese mbi vete, që të mundësonte të njihej si përfaqësues i shtypit), por u godit si një prej demonstruesve, që po përpiqej të thyente kordonin e Policisë, duke përdorur një zgarë hekuri.

Të shtyrë nga demonstruesit dhe përballë rrezikut që të shtypeshin e të plagoseshin, policët arritën të tregonin se dinin të përmbaheshin, duke e kufizuar reagimin e tyre në minimum: nga ajo çka u pa në televizion, dhe nga ajo që tregojnë gazetarët e pavarur të kronikës, të pranishëm në terren, shkopinjtë e gomës u përdorën tri apo katër herë nga një polic i vetëm dhe një nga goditjet ra mbi Bledi Kasmin.

Të vjen keq për protestuesit e lënduar (ashtu siç të vjen keq për policët që përfunduan në spital), por, kur del në shesh për një demonstrim force kundër Policisë, duhet të llogaritësh se Policia mund të reagojë. Madje, duhet të reagojë. Nuk është diçka e panjohur që, mes standardeve të kërkuara për një vend demokratik, ekziston edhe përdorimi i forcës nga ana e Policisë për të përmbajtur demonstratat në sheshe, që ato të mos degjenerojnë në dhunë masive, anarki dhe kaos.

Ajo që kërkon Evropa nga Policia e një vendi demokratik është që përgjigja e saj të jetë proporcionale ndaj agresionit të bërë ndaj saj dhe që të mos abuzojë me forcën e saj e të mos përdorë armët e zjarrit ndaj demonstruesve. Në të kundërt, do të ishte e papranueshme për një demokraci evropiane që Policia të tërhiqej dhe të asistonte pa reaguar kur shpartallohen institucionet apo, më keq, të ikte nga sytë këmbët përballë një proteste.

Skenat e para dje në Tiranë treguan një Polici evropiane, shumë të ndryshme nga ajo e 21 janarit, të cilën gjithnjë e ka mbrojtur dhe mbështetur Sali Berisha, duke pohuar se ishte e drejtë e Gardës të hapte zjarr mbi demonstruesit, pasi ata kërcënonin godinën e qeverisë. Dje demonstruesit kërcënonin godinën e ministrisë së Brendshme, por, për fat të mire, Policia nuk ndoqi “direktivën Berisha” dhe bilanci i trazirave e tregon qarte: të lënduar janë katër demonstrues (mes tyre, edhe Bledi Kasmi) dhe 11 policë. Mbetet për t’u sqaruar kush apo çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën të dalë, vetëm një orë më pas, dhe, me një të kërcitur të gishtave, të vendoste rendin në turmën e tij të zemëruar, duke e qetësuar, kështu, menjëherë tensionin. Një gjest ky, që tregon se këto incidente nuk ishin aspak spontane dhe se Bledi Kasmi, edhe pse mund të trajtohet si një hero i vockël beteje nga partia e tij, nuk mund të konsiderohet kurrë si një viktimë e informacionit.

Tags: Bledi Kasmicarlo bolino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.