Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Prokurori na kërkoi para”, akuza nga familjarët e dëshmitarit që mbahet në burg

26/05/2018
“Prokurori na kërkoi para”, akuza nga familjarët e dëshmitarit që mbahet në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Familjarët e një të arrestuari akuzojnë Prokurorin Artan Lulja se ju ka çuar sekserë për të liruar të ndaluarin.

Paditësi, Arian Çavo tregon se Mario Meshini u mbajt në burg nga prokurori në fjalë, ndërsa mes provave që tani janë në prokurorinë e Krimeve të Rënda ekziston një video që e shfajëson atë nga vrasja e Devi Kasmit.

Arian Çavo: Në zyrat e shtetit funksionojnë tentakula ose njerëz që në momente të caktuara të afrohen, të japin oferta. Besoj se zgjidhja gjendet më shpejt me anë të ofertës se sa me anë të punës zyrtare që duhet të bëjë një prokuror apo një nëpunës i kujdo zyre të këtij shteti. Edhe ne kemi pasur oferta të ndryshme, por duke ditur pafajësinë e djalit, nuk kam pse t’i ofroj askujt asgjë. Oferta ekonomike për lirimin e djalit”.

TCH: Në emër të kujt bëheshin këto oferta?
Arian Çavo: Një njeri e liron djalin, një njeri e arreston djalin. Prokurori është ai që e arreston, prokurori është ai që e liron.
TCH: Në këtë rast?
Arian Çavo: Në këtë rast flasim për zotin Lulaj.
Familjarët tregojnë se Mario Meshini u ndalua si dëshmitar dhe po mbahet në burg me rrethana ligjërisht të paqarta.

“Në dijeninë time, një telefonatë nga Lulaj i ka ardhur zonjës Ardiana Peraj. Të cilës i ka thënë: Mbaje edhe disa ditë se djal i ri është, sa të shohim pozicionin e tij. Në Gjykatën e Apelit është bërë një gjyq 3 minuta. Prokuror ishte një tjetër, nuk ishte Artan Lulaj. Një nga pyetjet që trupi gjykues i drejtohet prokurorit i thotë: Pse po e mbajmë këtë? Përgjigja e prokurorit ishte se nuk e dimë, kam vetëm një telefonatë nga prokurori tjetër, Artan Lulaj që ka thënë ‘mbaje mbaje se do të shohim disa letra’”.

Si argument se i arrestuari po mbahet pa prova në burg, Arian Cavo tregon një bisedë me oficerin e policisë gjyqësore, i cili ishte detyruar të vijonte me arrestimin pas deklaratës që kishte “dhënë një natë më parë ministri i Brendshëm.

“Edhe pasi kishte firmosur si person se ka dijeni se ka informacion për rrethanat e ngjarjes, detyrohet oficeri i policisë gjyqësore të thotë se është i detyruar ta ndalojë se ministri ka folur që e kemi ndaluar”.

Familjarët e Marios tregojnë se Prokuroria e Krimeve të Rënda prej një muaji ka në dorë një video që e shfajëson djalin.

“Edhe momenti i ekzekutimit është i monitoruar. Prokuroria e ka në dosjen e saj këtë moment ekzekutimi. Djali duket me një armë në ballë, me duart e ngritura dhe kokën e ulur”.

Kjo është akuza e dytë që bëhet ndaj prokurorit Artan Lulaj. Dy ditë më parë, ishin prindërit e një të riu të vrarë me thikë për një karikues, ata që e akuzuan se prokurori kishte hequr nga akuza bashkëpunëtorët e vrasjes së djalit të tyre.

Akuza u bë nga i ati, Pavllo Mihali.

Tags: paraprokuroriavrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.