Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Njofton Policia e Shtetit/Eshtë ngritur një grup hetimi për të gjitha ngjarjet në protestë

26/05/2018
EMRI & FOTO GALERI/ Policia gjakos kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas protestë së sotme, Policia e Shtetit njofton se një grup hetimor është ngritur nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, “për identifikimin e episodeve të dhunës, identifikimin e personave përgjegjës si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi”.

Sipas policisë, “11 efektivë policie dhe një tubues” u lënduan nga dhuna.

Njoftimi i Policisë:

Ditën e sotme, 26 maj 2018, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin para Ministrisë së Brendshme, arritja e pjesëmarrësve në qytetin e Tiranës, grumbullimi i tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe fjalimi i rastit vijoi normalisht sipas parashikimeve dhe kërkesave të organizatorëve.

Në përmbyllje të tubimit, së pari një grup personash, para Kryeministrisë, tentuan të krijonin incidente me Policinë dhe më pas një grup protestuesish kanë tentuar të çajnë kordonin e forcave speciale të Policisë, në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme.

Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit janë hedhur gurë dhe mjete të tjera rrethanore dhe mjaft prej tyre janë goditur me sende të forta. Për pasojë janë lënduar dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 11 efektivë policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe mes tubuesve pati një të lënduar, i cili mori ndihmën mjekësore të nevojshme.

Drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e tubimit, e kryen këtë detyrë me profesionalizëm të spikatur dhe në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi në Republikën e Shqipërisë, duke garantuar rendin dhe sigurinë publike si dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Për hetimin e rasteve të dhunës së ushtruar është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Ky grup, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punon për identifikimin e episodeve të dhunës, identifikimin e personave përgjegjës si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur në qarkullimin rrugor në ditën e sotme.

Falënderojmë misionet ndërkombëtare të asistencës policore për mbështetjen e ofruar në hartimin dhe realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit.

Policia e Shtetit falënderon dhe vlerëson gjithashtu mediat që transmetuan me transparencë dhe profesionalizëm masat e marra, angazhimin dhe punën e strukturave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit në menaxhimin e tubimit.

Policia e Shtetit është e angazhuar të sigurojë kurdoherë, zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Tags: hetimpoliciaprotesta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.