EMRI & FOTO/ Tepsisë së Rilindjes “i del boja” – E para...

EMRI & FOTO/ Tepsisë së Rilindjes “i del boja” – E para në listën “e zezë” të Ramës emërohet “e para” e Hipotekës

333
0
Shares

Mirvjena Shema ishte emri i renditur i pari në listën e zezë të punonjësve të administratës, që Edi Rama e publikoi në bazë të denoncimit të qytetarëve të cilët iu përgjigjën thirrjeve të tij në fushatë. Por renditja në vendin e parë të listës, nuk e ka penguar Shemën që të emërohet drejtoreshë e burimeve njerëzore në hipotekë nga ish kryeregjistruesi Eljon Semanaj.

Të gjithë e mbajnë mend listën me 100 emra punonjësish të administratë që Rama e publikoi në Facebook. Ishte shprehje e angazhimit për ta pastruar “tepsinë” nga ata që i quante parazitë dhe grabitqarë.

Tani, ose Rama duhet të pranojë se fushata e tij ishte një mashtrim i madh dhe se Rilindja nuk i rezistoi dot Tepsisë, osë kryeministri duhet t’i kërkojë 100 herë falje 100 punonjësve të administratës që i përgojoi dhe i baltosi, bazuar në thashetheme dhe spiunime të paprovuara.

Gjithsesi hipotekat, si një nga institucionet më të korruptuara në vend janë prova më e mirë e kapitullimit të Rilindjes përballë Tepsisë. Ankesat për këtë strukturë të administratës janë në vendin e parë në platformën e “Shqipërisë që duam”.

Pas zgjedhjeve, në krye të Hipotekave u emërua Blerina Doracaj, një aktiviste e partisë që në vogëli. Eksperienca e saj zgjati vetëm gjashtë muaj dhe shkarkimi erdhi për arsye që nuk u sqaruan asnjëherë. E zëvëndësoi një drejtor tjetër me teserën partie në xhep. Elion Semanaju zgjodh me konkurs dhe e gëzoi vendin e punës afërsisht 6 muaj.

Nga Semanaj pritej që ankesat të pakësoheshin, ndërkohë që ato vetëm u shtuan. Materialet janë pjesë e verifikimit të strukturave antikorrupsion, por deri tani nuk ka asnjë procedim penal për raste korrupsioni në bazë të këtyre ankesave. Rilindja mjaftohet vetëm me zëvëndësimin e drejtorëve dhe jo me ndëshkimin e tyre.

Skandalet e ministrave të implikuar me trafik droge janë tronditëse dhe shkaktojnë zhurmë të madhe. Siç duket kjo është koha më e mirë për t’u shtruar me lugë në brez para tepsië dhe lista e zezë e Edi Ramës mund të shërbejë vetëm për të fshirë duart dhe buzët.

Emrat e punonjësve të administratës që Edi Rama i futi në listën “e zezë”

1. Mirvjena Shema ALUIZNI
2. Toni, Shef sketori ALUIZNI
3. Flamur Gjuzi ALUIZNI Durres
4. Drejtori ALUIZNI Elbasan
5. Fatmir Ejupi Bashkia Durres
6. Kasem Canaj Bashkia Vlore
7. Fatmir Llanaj Bashkia Vlore
8. Xhevit Dermyshi DAR Gramsh
9. Ramadan Bici DAR Gramsh
10. Shyqyri Pole DAR Gramsh
11. Drejtori DAR Korce
12. Drejtoresha Metani DAR Tirana
13. Sokol Alia Dogana Durres
14. Ylber Karanxha Dogana Durres
15. Artan Sulejmani Dogana Durres
16. Lulezime Dogana Kakavije
17. E.H Dogana Koliposta Kinostudio
18. Andi Xhafa Dogana Tirane
19. Nue Marash Drejtor Bujqesie Kurbin
20. Ilirjan Muho Drejtor ZRPP
21. Lionel Elezaj Drejtoria Bujqesise Berat
22. Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve
23. Gaz Tahiri Drejtoria Pergjithshme Detare
24. Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve te Pronesise Tirane
25. Perin Vogli DSHP Lushnje
26. Drita Lala DSHP Mat
27. Avni Sulaj Gjimnazi Tepelene
28. Ani Dermishi Hipoteka Durres
29. Sonila Stojko Hipoteka Elbasan
30. Lediana Bardhi Hipoteka Tirane
31. Rezart Elmazi Hipoteka Vlore
32. Artur Cela Inspektoriati Ndertimor Durres
33. Neritan Gjodeshi ish drejtor UKT
34. Arsen Sinamataj Ish shef i Policise Rrugore
35. Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korce
36. Astrit Hado ISSH
37. Resul Llogo Kelcyre
38. Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhe
39. Artan Doda KEMP komisioni Lezhe
40. Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durres
41. Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tirane
42. Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan
43. Kryeprokurori Korce
44. Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce
45. Brunilda Gjordeni Lushnje
46. Vojo Bregu Ministria e Bujqesise
47. Josif Dena Mjek Berat
48. Roel Zoga Mjek Fier
49. Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan
50. Mentor Petrela Neurokirurgjia
51. Drejtori Policia Bashkiake Tirane
52. Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane
53. Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit
54. Drejtori siguracioneve Porti I Vlores
55. Flora Hoxha QSH njesia 7
56. Ardit Lame QSUT
57. Drejtori shkolles Shkolla “Halit Berzeshta” Perrenjas
58. Vjollca Jahaj Shkolla speciale “3 Dhjetori” Shkoder
59. Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj
60. Ediola Braha Spitali Tepelene
61. Erjon Neurolog Spitali Vlore
62. Bruna Mersini Spitali Vlore
63. Marsid Hoxha Tatimet Gjirokaster
64. Leke Prela UK Koplik
65. Drejtori Juridik UKT
66. Drejtori I shitjeve UKT
67. Edlira Caca Urgjenca Memaliaj
68. Drejtoresha e Shkolles “Muco Delo” Vlore
69. Ermioni Cekani ZA Kamez
70. Astrit Dervishi ZVRPP Lushnje
71. Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqerore Gjirokaster

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY