Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Durrës, grabitja në Prokurori, nën hetim edhe prokurorët

25/05/2018
DETAJE/ Durrës, grabitja në Prokurori, nën hetim edhe prokurorët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Artur Isa dhe Besnik  Bushi, autorët e dyshuar të grabitjes së prokurorisë së Durrësit kanë pasur bashkëpunëtor brenda organit të akuzës, ndërsa bastisja dhe dëmtimi i dosjeve hetimore është porosi e personave të tretë.

Ndaj mbi këtë dyshim të fortë të krijuar nga hetimi, mësohet se nën verifikim do të kalojnë të gjithë prokurorët e organit të akuzës së qytetit bregdetar, krahas punonjësve të administratës.

Isa dhe Bushi, 49 e 54 vjeç, që të dy me precedentë penalë në fushën e grabitjeve dyshohen se kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Ata dyshohet se kishin çelsin dhe hynë nga dera qëndrore e prokurorisë ndërsa e  dinin saktë zyrën e prokurorit të task forcës Afrim Shehu dhe një oficeri të Policisë Gjyqsore ku ishin fashikujt e dosjeve që kërkonin.

Ndaj pas vënies në pranga të dy të dyshuarve, hetimi është përqëndruar në zbulimin e bashkëpunëtorit të brendshëm, ndërsa në pranga ra edhe roja private e sigurisë Nias Lena 56 vjeç

Ndërsa për porositësin, një  burim pranë Grupit Hetimor tha se emri i tij është në një prej dosjeve nën hetim, pasi vetë autorët nuk kanë asnjë lidhje me çështjet e bujshme të abuzimit me tokat.

Brenda ambienteve të prokurorisë, Isa dhe Bushi fillimisht kanë dëmtuar serverin e kamerave të sigurisë dhe atë qëndror, ndërsa më pas i janë drejtuar zyrës së prokurorit Shehu ku morën dosjet dhe kompjuterin e punës.

Zyrtarisht nuk konfirmohen dosjet e grabitura apo dëmtuara, por mësohet se Afrim Shehu veç dosjes së abuzimit me tokat në bregdet kishte në tryezë edhe çështje të korrupsionit ku dyshohet se janë të implikuar zyrtarë të institucioneve të lokale, por dhe hetime për grupe kriminale.

Nga ana tjetër autorët e dyshuar kanë mohuar akuzat në polici edhe pse ka dyshime se ata mund të jenë edhe pas grabitjes së tre javëvë me parë të postës sekrete të prokurorisë Durrës, ku edhe në atë rast kishte dyshime të forta për bashkëpunëtor brenda institucionit të akuzës.

Tags: grabitjahetimetprokurori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.