Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri Rama flet për patriotizmin:Mbroni mjedisin,pisllëkun e krijoni ju

24/05/2018
VIDEO/ Logoja zyrtare e “Vitit të Skënderbeut” shpallet nga Vlora
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri, Edi Rama, apeloi qytetarët që të ndërgjegjësohen për të mbajtur pastër mjedisin.

Shefi i qeverisë tha se  patriot i mirë është edhe mbrojtësi i mjedisit të përbashkët nga pisllëku që ai vetë krijon.

Rama: Gjithkush prej nesh duhet ta kujtojë se i gjithë ky aktivitet, me kaq shumë elementë dhe kaq kompleks, që zhvillohet gjatë sezonit të verës për momentin, sepse ne duam ta shtrijmë më tutje, edhe gjatë sezoneve të tjera dhe që ka një impakt kaq të rëndësishëm ekonomik dhe social, prej të cilit mundësitë për të krijuar vende të reja pune janë të jashtëzakonshme, duhet të nisë nga “A”-ja, që është pastërtia.

Flasim shumë ne për flamurin e për atdheun, për Shqipërinë e për ardhmërinë, shpërthejmë në ndjenjat tona atdhetare, qoftë kur shohim Kombëtaren e futbollit, qoftë kur është fjala për të thënë fjalë jo fort pozitive për një fqinj këtu, apo një fqinj atje, sa herë që krijohet një situatë ku për 1001 arsye mund të ndihemi të provokuar, por ne harrojmë që gjesti i parë antipatriotik i një individi është kur merr atë që ka në dorë si mbetje nga konsumi dhe e hedh në tokë. Ne harrojmë që hapi i parë, çdo ditë, i gjithkujt që është një patriot i mirë është që të jetë edhe mbrojtësi i mjedisit të përbashkët nga pisllëku që ai vetë krijon.

Deklaratat Rama i bëri në lançimin e projektit “Smile Albania” dhe rezultatet e operacionit “Clean & Grean”.

Kryeministri tha se pastrimi i territorit nuk zgjidhet vetëm me aksione, duke theksuar se në shumë raste është dashur që të rikthehen dy,  tre e katër herë për të pastruar të njëjtin vend.

Rama: Ministri Klosi e tha dhe është e vërtetë, në këto 6 muaj është bërë një punë titanike, përmes një operacioni pastrimi që ka përfshirë mijëra pika ku ishin grumbulluar prej vitesh mbeturina. Por, nga ana tjetër, edhe është konstatuar një prapambetje titanikë në raport me vetëdijen se ne jemi ndotësit e parë dhe kryesorë të këtij vendi, pasi në shumë raste është dashur që të rikthehemi dy,  tre e katër herë për të pastruar të njëjtin vend, si pasojë e papërgjegjshmërisë dhe mungesës së plotë të ndjeshmërisë së njerëzve në raport me mjedisin.

Rama shprehu bindjen se 2018 do të regjistrojë një sezon turistik të sukseshëm.

Rama: Besoj që shumë shpejt do të ndihet kudo, pak nga pak, gjithçka që ne kemi organizuar. Nuk diskutohet që si një herë e parë do të ketë risitë e veta, do të ketë edhe mangësitë e veta. Por jam i bindur që për të gjithë ata që e kanë vizituar Shqipërinë më parë, ky do të jetë sezoni më i bukur turistik. Ashtu sikundër jam i bindur që për ata që do ta vizitojnë Shqipërinë për herë të parë, ky do të jetë një sezon surprizë në të gjitha aspektet, sepse do të gjejnë jo vetëm një vend të bukur, jo vetëm njerëz të predispozuar për të qenë mikpritës, siç jemi ne në tërësi, sidomos kur është fjala për të mirëpritur të huajt, por edhe një vend ku në të gjithë periudhën e sezonit ndihet që ka shtet, që ka organizim, që ka siguri dhe që ka gatishmëri për t’iu shërbyer të gjithë atyre që na bëjnë nderin e madh, që vizitojnë shtëpinë tonë të përbashkët.

/o.n/

Tags: Edi Ramamjedisisezoni turistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.