Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se ngjarjet e fundit, ajo e grabitjes së prokurorisë së Durrësit, por edhe arratisja e një dite më parë të një personi nga ambientet e gjykatës së Vlorës kanë ndodhur pasi shteti i Ramës është kapur nga krimi.
Deklarata e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj
Krimi që ka kapur shtetin e Edi Ramës ka bërë një tjetër goditje kriminale sot. Ia ka arritur të bastisë mu në zemër edhe vetë organin i cili supozohet ta luftojë atë pa mëshirë.
Në prokurorinë e Durrësit është grabitur serveri i të dhënave të cështjeve penale. Pikërisht në Prokurorinë e Durrësit ku po pas denoncimeve të opozitës janë mbledhur të dhëna hetimorte për disa nga cështjet më të rënda të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëve
Para 2 javësh kësaj Prokurorie ju grabiten dokumenta të rëndësishme te hetimeve penale. Kryeprokuroja e Durrësit Donika Prela jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por u gradua nga shoqja e saj Arta Marku, me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës si kryeprokurore e Krimeve të Rënda, në shkelje flagrante të Ligjit për Organet e Drejtësië.
Ky akt sigurisht i ka trimëruar banditët e lidhur me pushtetin. Sot krimi ia beh mu ne mes të zyrave te Prokurorisë dhe i pashqetësuar grabiti serverin e te dhenave të hetimeve penale për cështjet më të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit të qeveritarëve.
Dje, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë u arratis nga salla e gjyqit.
Të gjitha këto janë pasoja të kapjes së shtetit nga krimi, shteti i shpartalluar që mbron kriminelët dhe godet njerëzit e thjeshtë.
Vetëm në një vend ku qeveria është njësh më krimin mund të ndodh kjo.
Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur në vend që të mbrojnë dëshmitarët dhe të sigurojnë provat, qëllimi i vetëm i Rama-Marku-Prela-Xhafës është si e si të mbrojë e të shpëtojë Fatmir e Agron Xhafën.
Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur qeveria dhe Kryeministri po bejne ç’është e mundur të zhdukin provat e krimit më të rendë që ka kapur Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.
Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur provat e verteta hetimore rrembehen nga banditët mu në zemër të prokurorisë,
kur kryeministri, i servir prokurorise si prova ato që prodhon Edi Rama në mes të natës, sic ishte prova imagjinare e Edi Ramës, që mbron Agron Xhafën, vëllanë e Fatmir Xhafës, i certifikuar nga gjykatat italiane si bos i bandave ndërkombetare të trafikut te narkotikeve.
Nuk ka si të ndodhe të ndryshe kur kërconohet dhe tentohet të blihet deshmitari, prej bandave të lëshuara me mison nga qeveritarët dhe kërcënohet gazetari që denoncon krimin.
Nuk ka si të ndodh ndryshe kur kryeministri, Ministri i brendshëm drejtuesit e policisë, të gjithë këta në mbrojtje të Xhafajve, as që nuk pyeten nga prokuria, por merren ne pyetje denoncuesit e krimit, opozita dhe gazetarët.
Kesaj qeverie të bërë njësh me krimin, që ka kapur prokurorinë dhe gjykatat, e që është vënë në mbrojtje të krimit dhe shkatërrim të provave, i ka ardhur ora ti humbë vula njëherë e mirë.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafa nuk mund të qeverisin më shqiptarët, sepse nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por të krimit dhe korrupsionit ku janë zhytur kokë e këmbë. Ndaj sot më shumë se kurrë, cdo shqiptar, ka të drejtë dhe detyrim ndaj vetes, familjes, vendit, që të mos lejojë të humbasë të ardhmen e tij. Le të bashkohemi të gjithë, pa dallim të shtunën në ora 11 në Tiranë.
Bashkë jemi më të fortë se krimi dhe qeveria e Edi Ramës e lidhur me të.
Bashkë do ti japim fund kapjes së shtetit nga krimi, do të çlirojmë Shqipërinë nga makthi, do hapim kapitullin e shpresës dhe mundësive për jetë më të mirë për çdo shqiptar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/