EMRI/Aksidenti në Kryebushat/ndërron jetë qytetari i plagosur

EMRI/Aksidenti në Kryebushat/ndërron jetë qytetari i plagosur

147
0
Shares

Ka humbur jetën një nga personat e plagosur që u perfshinë në aksidentin e pasdites në Kryebushat të Shkodrës.

Viktima është Ludovik Malota 62 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 802 JA.

Ai ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës si pasojë e plagëve të marra, ku u transportua po aksidentit.

Në aksident u përfshi edhe mjeti ku udhëtonte myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj, bashkë me të shoqen.

Ai raportohet se nuk ka pësuar lëndime, ndërsa bashkëshortes se tij po i jepet ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodres.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të tretë të përfshirë në aksident, qe gjithashtu po trajtohet ne spitalin Rajonal.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur një hetim për shkaqet e aksidentit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY