Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Novara, në Legnano të Italisë. Siç raportojnë mediat fqinje, viktima eshte 47-vjeçari shqiptar me banim në Legnano, komunë në Milano. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur nga autoritet.
Burri ishte duke ecur në rrugë, që përshkruhet e rrezikshme nga mediat lokale për shkak të mungesës së ndriçimit, kur është përplasur nga një “Fiat 500” e drejtuar një grua 31 vjeçe, që po lëvizte në kremtim të Borsanos.
Raportohet se viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autoritet kanë bërë identifikimin e tij përmes kontakteve të gjetura në celularin e 47-vjeçarit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/