Familja Kurti në Kamëz largohet nga Shqipëria,frikë nga gjakmarrja pas krimit të...

Familja Kurti në Kamëz largohet nga Shqipëria,frikë nga gjakmarrja pas krimit të djalit

232
0
Shares

Pas krimit të rëndë në Kamzë, ku gjatë një grabitje mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos e shoqja, familja e autorit Vladimir Kurti është shpërngulur nga banesa.

“News 24” mëson se familja e Kurtit nuk është pajtuar me atë të Bucit, ndërkohë që nga frika e hakmarrjes ata janë larguar jashtë Shqipërisë.

Pak pas ngjarjes, babai i Vladimirit, Petriti, kërkoi mbrojtje për familjen e tij nga frika e një hakmarrjeje të mundshme, ndërsa i bëri apel policëve: “Merreni e mos ma ktheni më në shtëpi djalin”.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “arrest me burg” për Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hodën për veprën “vjedhje me pasojë vdekjen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY