Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & VIDEO/Emisioni “BOOM” zbulon skandalin e shitjes së qumështit të skaduar,shkakton kancer te konsumatori

22/05/2018
FOTO & VIDEO/Emisioni “BOOM” zbulon skandalin e shitjes së qumështit të skaduar,shkakton kancer te konsumatori
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News ktheu vëmendjen tek produktet që konsumojmë dhe zgjodhi qumështin për ta analizuar për aflatoksinë.

Zgjodhëm një firmë qumështi dhe e nisëm si dy monstra të ndryshme për laboratorin e ISUV-it por në fakt bëhet fjalë për firmën e qumështit “Mireli” me datë skadence 06.05.2018.

6 shishet e qumështit, “BOOM” i ndau në 6 shishe qelqi nga 1 litër dhe i etiketoi Q1 dhe Q2.

Faza e parë e punës, blerja e qumështit dhe shisheve të qelqit dhe faza e dytë përgatitja e qumështit për tu nisur në laboratorin e ISUV-it.

Pasi përfundoi me përgatitjen e qumështit, pra hedhjen në shishet e qelqit, dy monstrat e të njëjtit qumësht të ndarë në 6 kampione, “BOOM” i çoi  pranë ISUV-it.

Pas 7 ditësh, “BOOM” mori përgjigjet, ku rezulton që të dy monstrat kanë aflatoksinë mbi normën e lejuar. Kujtojmë që norma e lejuar në vendin tonë është 0.05 në produkt.

Në po të njëjtjën ditë, ISUV nis drejt Ministrisë së Bujqësisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit “informacion për rezultatet mbi normë”, pikërisht pas përgjigjes së analizave të monstrave të dorëzuara nga emisioni “BOOM”.

Ekspertja e Sigurisë Ushqimore, Aelita Mani, shpjegoi për “BOOM”, se çfarë është aflatoksina dhe rreziqet që sjell konsumimi i produkteve me këtë toksinë.

Aelita Mani: Është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri, gruri. Nëqoftëse e konstaton dhe e fut në sistem atëherë kjo është e pafalshme dhe për mua bën vepër penale. Aflatoksina prezente në qumësh, nënproduktet e qumështit është përgjegjëes për kancerat në mëlçi, prish funksionin e veshkave.

Për të qenë më të sigurt dhe për rezultatin nga ISUV por edhe për produktin qumësht të zgjedhur nga firma “Mireli”, “BOOM” bleu sërish nga kjo firmë 3 shishe qumësht me datë skadence 18.5.2018 dhe e vendosi në shishet e qelqit, duke e etiketuar QA.

Faza e tretë e punës është dorëzimi i kampioneve në laboratorin e ISUV-it dhe pas 7 ditësh sërish “BOOM” merr përgjigjen.

Edhe kjo monstër rezultoi pozitive ndaj aflatoksinës, duke kaluar vlerën e lejuar 0.05. Rezultati i analizave për këtë monstër shënoi 0.080.

Emisioni “BOOM” siguroi dokumente te bllokimit të kësaj firme në AKU.

Pas një inspektimi të bërë me datë 8 dhe 9 shkurt 2018 u bllokua veprimtaria e prodhimit dhe produktet e prodhuara deri në atë datë pasi qumështi rezultoi në përbërje të tij me aflatoksinë.

Burime jozyrtare për emisionin “BOOM”, bëjnë me dije se firma “Mireli” vazhdon të figurojë e bllokuar në AKU por për fat të keq në realitet prodhon dhe tregton pasi gjendet çdo ditë në dyqanet, marketet dhe supermarketet e  kryeqytetit.

/Ora News/

Tags: emisioni boomskadenceskandal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.