Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Korrupsioni, prangosen 3 punonjës të bashkisë së Tiranës

22/05/2018
Zgjedhjet lokale, Rama dhe Basha pritet të zyrtarizojnë sot kandidaturat për Tiranën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.1179 për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i  detyrës” të parashikuar nga nenet 259, 244, dhe 248 i Kodit Penal.      .

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, shtetasit K.A, Erald Qosja dhe Astrit Nikolli (punonjës së Njësisë Task Forcë të Ujësjellës Kanalizime Tiranë), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 6 muajve të fundit, kanë lejuar disa subjekte – pronarë lokalesh në zonën e ish Gurores në fshatin Lanabregas – Dajt, që të bënin lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, ku furnizonin autobote me ujë të pijshëm, kundrejt shumave të konsiderueshme lekësh, që të mos i ndëshkonin me masa administrative dhe të mos u prisnin lidhjet e paligjshme. Në këtë veprimtari kriminale, këta shtetas kanë bashkëpunuar me shtetasit Florjan Lana dhe A.H, pronarë lokalesh në fshatin Lanabregas, si dhe me shtetasit H.L e U.Sh., hidraulikë privatë, të cilët kryenin lidhjet e paligjshme.

Në kuadër të këtij procedimi, i cili është ndjekur me metoda speciale të hetimit, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka urdheruar ndalimin e shtetasve Erald Qosja, Astrit Nikolli, K.A, A.L të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 259-25 dhe 248 i Kodit Penal, si dhe per shtetasit Florjan Lana, A.H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Eshte ekzekutuar urdhëri i ndalimit për shtetasit Erald Qosja, Astrit Nikolli dhe Florjan Lana.

Tags: arrestimebashkiakorruspiontirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.