Policia spanjolle, ka sekuestruar 86 kilogramë kokainë ne Malaga dhe vënë në pranga 4 shtetas shqiptarë që po e transportonin atë.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, trafikantët po udhëtonin të ndarë në dy makina të ndryshme; e para një fuoristradë që shërbente si pararojë për të lajmëruar praninë e policisë dhe e dyta një model i vjetër, e zgjedhur që të kalonte pa krijuar dyshime per ngarkesën e droges.
Ne makine u gjetën tre valixhe me pako kokaine, 5900 euro kesh dhe 8 telefonë celularë, që u sekuestruan. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 24, 25, 27 dhe 38 vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/