Dy persona ende të paidentifikuar nga policia janë në kërkim dhe po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre, pasi kanë dhunuar një djalë të ri në shtëpinë e tij, teksa ai ndodhej me masë sigurie arrest shtëpie.
Ata i kanë shkuar në banesë dhe e kanë rrahur. I riu ishte akuzuar për përndjekje. Dyshohet që ngjarja të ketë lidhje me akuzën që i është bërë A. Sh.
Njoftimi i Policisë
Më datë 20. 05. 2018, te “Kodra e Diellit”, në rrugën “Rreli”, në banesë, dy persona kanë goditur me grusht, shtetasin A.Sh., vjeç 26, i cili është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekja”.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Neni 90 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/