Thirrjet e Edi Ramës “për mbledhje votash nga Policia”: Gjykata e Beratit...

Thirrjet e Edi Ramës “për mbledhje votash nga Policia”: Gjykata e Beratit rrëzon padinë ndaj kryeministrit

120
0
Shares

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama vitin e kaluar në fushatën zgjedhore për angazhimin e efektivëve të Policisë së Shtetit në fushatën e PS, jashtë orarit të punës, ka bërë që LSI ta padisë kreun e qeverisë në Gjykatë. Por Gjykata e Beratit ka rrëzuar LSI-në ditën e sotme.

Më herët ka qenë Prokuroria e Tiranës që nuk ka pranuar kërkesën e LSI-së. Kjo çështje u ankimua nga LSI në Gjykatën e Beratit dhe është kjo Gjykatë e cila rrëzon padinë, duke mosgjetur shkelje ndaj kryeministrit Edi Rama. Ky vendim ka sjellë reagimin e ish-ministrit të LSI, avokat në këtë çështje.

“Drejtësia kokëulur para kryeministrit. Ky kryeministër përbën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”reagon Ylli Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY