Në Bashkinë e qytetit, në prani të përfaqësuesve të Parlamentit, pushtetit vendor, autoriteteve fetare dhe qytetarëve beratas, u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët më të shquar të Beratit.
Presidenti i Republikës vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri” peshëngritësin dhe trajnerin Vasil Hoço dhe futbollistin e paharruar, tashmë edhe ai trajner Përparim Kovaçi,.
Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” e morën ping-pongisti, Ilir Shabanaj dhe volejbollistja e njohur e ekipit të ‘Tomorit’, Ollga Gjoku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/