Një penallti e realizuar në gol nga Eden Hazard i ka mjaftuar Chelsea për të qënë ajo zotëruesja e titullit të FA Cup për sezonin 2017-2018. “Blutë” mposhtën në finalen e madhe 1-0 “Djajtë e Kuq”, duke e mbyllur me një trofe këtë sezon.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga ylli i londinezëve, Eden Hazard, me mesfushorin belg që pasi fitoi penalltinë e shndërroi po vetë në gol, duke i dhuruar kështu trofeun e FA Cup skuadrës së Antonio Conte, që pas këtij triumfi mund t’i rriten gjasat për të qëndruar të paktën edhe një sezon në “Stamford Bridge”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/