VIDEO & SKANDAL/ Audio-përgjimi, bandat dhe policia presion ndaj “Dëshmitarit X” që...

VIDEO & SKANDAL/ Audio-përgjimi, bandat dhe policia presion ndaj “Dëshmitarit X” që “nxori zbuluar” Agron Xhafajn

200
0
Shares
Deshmitari X

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka denoncuar sot një skandal, i cili ka të me kërcënimin e “Dëshmitari X”.

“Prej 72 orëve, ‘Dëshmitari X’ dhe familjarët e tij janë në presion të dyfishtë, nga bandat dhe policia. Pse i janë vënë mbrapa atij dhe jo bandave. Në qoftë se nuk do ishte e vëretë ai audio-përgjimi, pse i janë vënë pas.  Nga e dinë Rama e Xhafaj kush‘Dëshmitari X’. E dinë sepse ia tha vëllai Agron Xhafaj…”.

Duke folur në parlament, Basha është shprehur se “Agron Xhafaj nëpërmjet vëllait ministër, Fatmir Xhafajt ka emëruar drejtorin e Policisë së Shtetit dhe atë të Vlorës.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Kuvend

Prej 9 ditësh shqiptarët dhe opinioni ndërkombëtar kanë dëgjuar fakte të pranuara edhe nga vetë Fatmir Xhafaj. Fakti se Agron Xhafaj u kap në një operacion ndërkombëtar të trafikut të drogës nga policia italiane dhe DEA amerikane, u mohua për vite me radhë.

Fakti se Agron Xhafaj është dënuar me vendim të formës së prerë 7 vjet e dy muaj për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal u mohua 5 vite dhe u pranua sot. Fakti se ai i ka ikur drejtësisë dhe ka pasur avokat të pajtuar vetë por ka vendosur ti ikë ti bëjë bisht drejtësisë. Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim. Është fakt se deri para dy ditësh deri dje Agron Xhafaj ishte në Vlorë.

Është fakt se ndërroi identitetin e tij në Geron. Është fakt me zë dhe figurë se e vazhdon trafikun kriminal të trafikut të drogës.

9 ditë pas asnjë përgjigje pa asnjë qëndrim dhe dje papritur Agron Xhafaj niset fshehtas dhe me urgjencë në Itali jo siç ekstradohen të dënuarit me pranga në duar dhe të shoqëruar, por me avionin e linjës dhe u përshëndet me qetësi me policët dhe hipi në avion.

5 vjet pa i hyrë gjemb në kokë dhe pasi u konfirmuan faktet si kokën e krimit të organizuar në Vlorë përcillet me mallëngjim në Itali. Çfarë fshihet pas kësaj ngjarje pas kësaj ngutjeje? Policia duhet ta kishte ndalur, prokuroria duhet ta kishte hetuar, por Policia ka marrë një urdhër nga vëllezërit Xhafaj.

Prej 72 orësh dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e dyfishtë të bandës Xhafës dhe presionit e terrorit policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe vetë atij.

Pjese nga debati, Ruci-Basha

Basha: Prokuroria ka për detyrë të hapë hetimin por kanë bërë diçka tjetër: terror policor ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij.

Shtrojmë disa pyetje:

Nëse mungon kryeprokurori, kryegjykatësi, kryeredaktori dhe kryeoligarku Rama, nëse përgjimi nuk është i vërtetë, pse i janë prapa dëshmitarit X dhe familjes së tij? Pse i janë vënë prapa dëshmitarit XX dhe po e terrorizojnë? Nga e dinë policia e Xhafës dhe ky polici këtu që thyen rendin e ditës duke folur nga vendi, ndaj e dinë këta që…

Basha-Ballës: Koha për t’u shqetësua nuk ka ardhur akoma, ti thur ëndrra po nuk ka ardhur akoma. Mark Frroku e lajmëroi? Do mbash përgjegjësi për këtë që the në Prokurori.

Ruçi: Z. Basha vazhdo…

Basha: Siç e vërtetoi Rama që ekspertizën me siguri e ka bërë ën Surrel, pse i janë vënë prapa dëshmitarit? Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X/ Kush është ky që qenka përgjimi i manipuluar? Jua tha Xhafaj vëllezërit se ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X se gjithçka në atë bisedë është e vërtetë por shteti nuk vepron.

Kamikazët Marku dhe Prela nuk veprojnë.

Agron Xhafaj ka emëruar drejtorët e Policisë  nëpërmjet Fatmirit duke filluar që nga Ardi Veliu.

Rama dhe të tjerë emëruan prokuroret.

As Xhafaj në arrest, as nuk shkarkohet dhe shteti i Ramës ka detyrë t’i mbyllë gojën dëshmitarit dhe opozitës me ndjekje penale. DRONI.al

Fatmir Xhafaj duhej të kishte dhënë dorëheqje. Fatmir Xhafaj nuk është këtu sepse është i zenë me diçka tjetër të cilën do ta marrim vesh shumë shpejt. Prej 72 orësh dëshmitari X është nën presionin e bandave dhe terrorit policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalojë Agron Xahafaj, i cili është koka e drogës në Vlorë. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë dicka tjetër, terror policor, përderisa audiopërgjigimi nuk është i vërtetë, perse i jane vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave?

Publiée par Lulzim Basha sur jeudi 17 mai 2018

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur jeudi 17 mai 2018

Video

Partia Demokratike publikon bisedën audio që provon sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidh Bashkëpunëtorin X me trafikantët e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 14 mai 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY