Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, lidhur me qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca pas publikimit të dëshmitarit X në video-përgjimin e Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
POSTIMI I YLLI MANJANIT:
“Ua ua ua ua ua!
Rrodhën fare!
Denoncimi i trafikut dhe i trafikantëve! Denoncimi i mashtrimit publik që bëri Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, na qenka bërë nga Mafia!
Budallëk më të madh nga ky nuk na kishin zënë veshët!
Budallëku e rrjedhja e trurit vijon më tej! PD që denoncoi na qenka Mafia, kurse qeveria që trafikon drogë e mbron trafikantë na qenka legjitime!
Budallëku vijon edhe më tej! Qeveria e drogës na i dashka bisedimet në BE! Opozita që denoncon drogën qenka kundër!!
Budallëk e shkuar budallëkut!
Luajtën nga fiqiri!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/