Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTET/ Prokurorja e dosjes Gashi – Gina, lidhje biznesi me Mark Frrokun e njerëz të Saimir Tahirit

17/05/2018
DOKUMENTET/ Prokurorja e dosjes Gashi – Gina, lidhje biznesi me Mark Frrokun e njerëz të Saimir Tahirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ornela Rrumbullaku është një prokurore e komanduar në Prokurorinë e Durrësit, e cila po trajton disa nga çështjet që kanë një interes të veçantë për Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku. Madje, ishte kjo e fundit që, sapo mori detyrën në krye të institucionit, firmosi lëvizjen e Rrumbullakut nga Kavaja për në Prokurorinë e Durrësit.

Prokurorja Rrumbullaku u ngarkua me tre nga hetimet më mediatike të momentit- hetimin për ekstadimin e “financierit të Habilajve”, Nezar Seitit dhe hetimin për çiftin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

Kjo zgjedhje nuk duket se ka qenë rastësore. “Lajme.al” ka siguruar dokumenta, të cilat konfirmojnë se bashkëshorti i prokurores, Alban Mësonjësi, ka lidhje të ngushta biznesi me ish-deputetë të majtë, të cilët u penalizuan apo që humbën mandatin për shkak “Dekriminalizimit”, proces që drejtohej nga prokurorja Rovena Gashi.

Alban Mësonjësi është bashkëpronar në aktivitetin privat “Instituti Privat i Vuajtjes së Dënimit Sarandë” me shtetasin Adriatik Selami. Ky i fundit është vëllai i ish-deputetit Shkëlqim Selami, i cili humbi mandatin për shkak se prokurorja Rovena Gashi konstatoi se ai ishte në shkelje të ligjit “Për dekriminalizimin”.

Shkëlqim Selami, i cili mori mandatin e deputetit nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndryshoi rrugës dhe u afrua shumë me Partinë Socialiste. Madje, edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët janë zgjedhur me mbështetjen e PS, votuan kundër ndërprerjes së mandatit të tij, i cili gjithësesi u shkarkua për shkak të numrit më të lartë të votave të opozitës së djathë në KQZ.

Bashkëshorti i prokurores së “hetimeve të rëndësishme” të Prokurorisë së Durrësit, Alban Mësonjësi, ka nisur aktivitetin e përbashkët privat me Adriatik Selamin, vëllain e ish-deputetit Shkëlqim Selami në shtator 2014 dhe vijojnë të jenë ende bashkëpronarë.

Nga një investigim më i thelluar, rezulton se ortaku i Alban Mësonjësit, pra Adriatik Selami, ka pasur lidhje të ngushta biznesi me ish-deputetin Mark Frroku. Po ashtu, ai ka zhvilluar biznes me një njohje të vjetër të Saimir Tahirit, shtetasin Ervin Cenollari, vëllain e ish-kryetarit të minibashkisë së Kombinatit, Krenar Cenollari.

Adriatik Selami ka qenë bashkë-ortak në kompaninë“Energy finance management Shqipëria” me vëllanë e tij, ish-deputetin Shkëlqim Selami, ish-deputetin Mark Frroku dhe Ervin Cenollarin. Ish-deputetët Selami dhe Frroku janë larguar nga kjo kompani në gusht 2013, pak para se ata të merrnin mandatin e deputetit.

Emrat e politikanëve të mësipërm janë lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me aktivitetin e prokurores Rovena Gashi, e hetuar tashmë së fundmi nga bashkëshortja e biznesmenit Alban Mësonjësi, prokurorja Ornela Rrumbullaku.

Mark Frroku u arrestua, në bazë të angazhimit të prokurores Rovena Gashi, e cila u vu në kontakt me autoritetet belge dhe këta të fundit ri-aktivizuan një urdhër-kërkimi ndërkombëtar ndaj ish-deputetit, si i akuzuar për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999.

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm dhe mik i biznesmenit Ervin Cenollari, është në hetim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe korrupsion, një hetim i nisur në bazë të të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, e drejtuar nga Rovena Gashi.

Tashmë, kur kohët kanë ndryshuar, Gashi-Gina janë shndërruar në subjekte të hetimit, në bazë të urdhërave, me shumë mundësi politik, të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Dosja e tyre gjatë dy muajve të fundit është hetuar nga prokurorja Ornela Rrumbullaku, bashkëshorti i të cilës ka lidhje të forta biznesi me njerëz të cilët janë penalizuar drejtëpërdrejtë apo tërthorazi nga aktiviteti hetimor i prokurores Rovena Gashi. Exit.al

Tags: Denis GinaOrnela RrumbullakuRovena Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.