Xhafaj shmang përmendjen e emrit të vëllait, cuditen gazetarët dhe ndjekësit e...

Xhafaj shmang përmendjen e emrit të vëllait, cuditen gazetarët dhe ndjekësit e konferencës

140
0
Shares

Nuk është ekzekutuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vëllain, pasi nuk ka pasur një urdhër të tillë në asnjë rast, deklaroi sot ministri Fatmir Xhafaj. Opozita ka deklaruar dittë e fundit se një urdhër arresti nuk u ekzektua nga policia shqiptare për shkak të ndërhyrjes së Xhafës.

Ministri i Brendshëm ka folur për disa minuta për vëllanë e tij në një konferencë shtypi por në asnjë rast nuk ka përmenduar emrin e vëllait, Agron Xhafaj. Ai vazhdimisht iu referua si vëllai dhe vetëm në një moment kur foli për arrestimine tij në Itali në vitin 2002 tha se ishte Agron Xhafaj.

Kjo sjellje e ministrit ka ngjallur dyshime jo vetëm te gazetarët por edhe ndjekësit e politikës në vend.

Vëllai i ministrit ndërroi emrin pasi u kthye nga Italia dhe ministri nuk e përmendi këtë fakt, por edhe gazetarët prezentë nuk i bënë një pyetje të tillë.

Nëse ka ardhur një kërkesë nga Italia për arrest, kërkesa është në emrin e Agron  Xhafaj ndërkohë që pas ndërrimit të emrit ai nuk eshtë më, pasi emri është fshirë dhe një tjetër emër është në qarkullim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY