FIKS FARE/Skandali në Tiranë, nxënës të shkollave 9-vjecare konsumojnë nargjile në lokale

FIKS FARE/Skandali në Tiranë, nxënës të shkollave 9-vjecare konsumojnë nargjile në lokale

198
0
Shares

Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në Tiranë blejnë nargjile dhe e konsumojnë atë në lokale. Kamera e “Fiks Fare” filmoi në disa lokale në Tiranë, ku fëmijët konsumonin nargjile pa kurrfarë problemi. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon.

Emisioni investigativ bëri një vëzhgim në lokalet e Tiranës, ku gjeti fëmijë të moshave 13-14 vjeç që tymosin nargjile. Edhe pse nargjileja lejohet të përdoret vetëm për moshat mbi 18 vjeç, lokalet në Tiranë e shesin pa asnjë problem kundrejt pagesës.

“Fiksi” solli me zë dhe figurë biseda me kamerierët e lokaleve që ua tregtonin fëmijëve nargjilen. Ata treguan se fëmijët janë 13 vjeç dhe nuk përbën problem konsumi.

“Fëmijët janë 13 vjeç, ua jap pa asnjë problem”, thotë një kamerier.

Ndërkohë, në oborret e gjimnazeve fëmijët konsumojnë duhan. Gjatë pushimit të gjatë, sapo dalin pranë oborrit të shkollës, nxënësit e gjimnazeve në Tiranë tymosin duhan në grupe.

Shefi i Shërbimit në Repartin Toksikologjik në QSUT, Zihni Sulaj tha për gazetarët e “Fiksit” se nargjileja nuk mund të konsumohet nga persona nën 22 vjeç.

“Nargjileja është me përbërje duhani dhe aromash të ndryshme. Përdorimi i vazhdueshëm i saj çon në varësi. Gjithashtu shërben si trampolinë për konsumimin e substancave narkotike”, tha Sulaj.

Shqetësimi i tij kryesor ishte mbi përbërjen e nargjiles, pasi sipas tij jo në të gjitha rastet ka duhan.

“Ne e dimë që ka duhan dhe përzierje aromash, por ka raste që aty mund të ketë edhe hashash. Kjo gjë e bën edhe më të vështirë problemin”, tregon për Fiksin zoti Sulaj.

Teuta Dinaj, inspektore në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor tha se kanë bërë inspektime nëpër lokalet e Tiranës, por nuk kanë konstatuar fëmijë që pinë nargjile.

“Ne kemi inspektuar dhe kemi vënë gjoba nëpër lokalet ku konsumohet duhan dhe nargjile. Gjobat kanë qenë deri në 30 mijë lekë për subjektin, 5.000 lekë për administratorin dhe 500 lekë për përdoruesin”, tha Dinaj. Ajo tregon se nuk ka një ligj specifik për nargjilen, por dënohet si konsumim duhani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY