Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Saimir Tahiri sfidon gjykatën: Për mua njësoj është, si burgu si arresti shtëpiak

15/05/2018
Saimir Tahiri sfidon gjykatën: Për mua njësoj është, si burgu si arresti shtëpiak
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në trafik droge dhe korrupsion ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku po njihet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pas fjalës së avokatit të tij gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka marrë fjalën për pak minuta duke ju drejtuar togave të zeza me vetëbesim dhe madje edhe me cinizëm të hapur.

Sipas burimeve brenda seancës, Tahiri ka deklaruar se, trupa mund të marrë çfarë vendimi të dojë pasi, “për mua është njësoj, si arrest shtëpie, si arrest me burg”.

Ndërkohë më herët avokati i tij, Maks Haxhia, deklaroi se ai kërkon revokimin e masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për Saimir Tahirin.

Pavarësisht nga ky “trimërim” i Tahirit, si sot as nga pallati ku banon dhe as në gjykatë, nuk ka përdorur derën kryesore për të lëvizur.

“A mund të më thotë prokuroria për çfarë kam dhënë urdhër, a ka ndonjë moment ku unë shfaqen në praninë e personave që akuzohen?

Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës.

Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem.

Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”, mësohet të ketë thënë Saimir Tahiri në gjykatë.

Tahiri ka mohuar akuzat e prokurorëve Besim Hajdarmataj e Elisabeta Imeraj.

Tahiri ka thënë se prokurorët e çështjes kanë abuzuar me faktet.

“Abuzuan me faktet, shkruan fakte të gënjeshtërta në shkresë” ka thënë Tahiri.

Tags: gjykatesaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.