Një aksident i rëndë është shënuar në Tropojë, ku një fadromë ka aksidentuar një person. I dyshuar për aksidentin është Flamur Alla, 45 vjeç, fadromist i një firme ndërtimi.
Arrestimi i tij u bë pasi, pasditen e kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë, duke punuar me fadromë në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me fadromë punonjësin e kësaj firme, A. Ll., 49 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra 49-vjeçari ka humbur jetën.
Flamur Alla u arrestua nga policia, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/