DETAJE/ Intimidimi dëshmitarit, Tahiri e pranon: Pse e takova pronarin e skafit

DETAJE/ Intimidimi dëshmitarit, Tahiri e pranon: Pse e takova pronarin e skafit

134
0
Shares

Ndërsa mbrojtja e Saimir Tahirit i kërkon Gjykatës së Krimeve të Rënda që ta lërë të lirë ish-ministrin pasi nuk ka prova që vërtetojë se ai është përfshirë në trafik droge, detaje të reja mësohen nga seanca që ende nuk ka përfundur.

 

Ish-ministri i ka akuzuar prokurorët se kanë abuzuar me faktet, duke shkruar gënjeshtra. Prokurorët kanë kërkuar që Tahiri të mos lirohet pasi dyshojnë që mund të intimidojë dëshmirtarët e çështjes, duke përmendur këtu një takim të ministrit me Orgest Liperin, pronarin e skafit me të cilin ka udhëtuar drejt Greqisë.

Prokurori tha se Tahiri e ka takuar për ta intimiduar, duke treguar madje se ata kishin përgjuar takimin mes të dybe. Ata po ashtu ngulën këmbë se edhe ish-ministrja e Brendshëm Elona Gjebrea nuk ka thënë të vërtetën.

Por ministri nga ana e tij është shprehur se Liperin e ka takuar për t’i kërkuar ndjesë që u përfshi në të gjithë këtë histori.

Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje që e përfshiva në këtë mesele. Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë“, mësohet të ketë thënë në gjyq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY