VIDEO PËRGJIMI/ Vëllai i Fatmir Xhafaj vazhdon trafikun e drogës, Agron Xhafaj:...

VIDEO PËRGJIMI/ Vëllai i Fatmir Xhafaj vazhdon trafikun e drogës, Agron Xhafaj: Këta plehrat nuk na lënë të punojmë

253
0
Shares

PD ka denoncuar sot se vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, vazhdon aktivitetin e trafikimit të drogës, megjithëse ndaj tij ka një vendim gjykata, në Itali, për dënim me 7 vjet burg e 2 muaj, ndërsa gëzon lirinë në Shqipëri.

PD ka prezantuar edhe disa prova përgjimi, audio, që provojnë aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt.

Në një moment nga përgjimi audio, Agron Xhafaj i drejtohet bashkëbiseduesit, me fjalët “Këta plehra nuk po na lënë të punojmë”.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ish-ministri Gazmend Bardhi kanë hedhur të tjera akuza nga selia e PD. Sipas Alibeajt, ligji ‘antimafia’ e bën vetë subjekt të ligjit Fatmir Xhafën.

Pjesë nga deklarata e Gazmend Bardhit

Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt. Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës: Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës.

Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar.”Agron Xhafaj është bosi i drogës në Shqipëri por është i paprekshëm.

Pjesë nga deklarata e Enkelejd Alibeaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.

Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar çdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

Janë tre fakte të rëndësishmes se si Xhafaj ka penguar çdo veprim për ekstradimin e vëllait.

1 –Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm si të verifikojë dhe identifikojë identitetin e ri të Agron Xhafaj.Të njoftojë autoritetet italiane për vendodhjen e tij, ta arrestojë dhe ta burgosë atë.
2 – Fatmir Xhafaj nga pozicioni si kryetar i komisionit të ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj.Fallsifikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri të Agron Xhafaj i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.Kështu nuk bën asnjë ditë burg.
3 – Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafaj. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën automatikisht atë subjekt të ligjit, vetë Ministrin Fatmir Xhafaj.

Pjesë nga përgjimi

Trafikanti – Erdha për të bërë atë rrugën

Agron Xhafaj – trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë

Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllanë

Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.

Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet. DRONI.al

Komunikim i jashtëzakonshëm për opinionin publik.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 14 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY