Ndryshime të reja kanë ndodhur sot në Policinë e Shtetit ku në dy drejtori të rëndësishme janë emëruar zyrtarët më të lartë të rinj .
Kështu në drejtorinë e Kukësit dhe atë të Gjirokastrës prej sot do të ketë drejtorë të rinj të policisë.
Duke filluar nga sot, Policinë e Kukësit do ta drejtojë Zef Laska, ndërsa Agim Basha është emëruar shef komisariati në këtë qytet.
Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Kukësit deri sot, Perlat Vatoci, është komanduar drejtor në Policinë e Gjirokastrës. Ndërsa ish-shefi i komisariatit të Kukësit, Vasil Cela, do të vijojë të ushtrojë sërish të njëjtin post, por në Drejtorinë e Shkodrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/