Mund të jeni aksionerë në Digitalb, kjo është mënyra

Mund të jeni aksionerë në Digitalb, kjo është mënyra

200
0
Shares

Kompania “DIGITALB” sh.a. do të jete e para kompani private që hedh obligacione në treg, të disponueshme në formën e investimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar mundësinë për ofertën private, në formën e një emetimi obligacionesh afatgjata. Vlera që do të vihet në dispozicion është dy milionë euro dhe sipas AMF-së do të ketë një normë fikse interesi.

Rrugën drejt kuotimit në bursë e ka nisur prej kohësh edhe një prej grupeve më të mëdha në vend “Mane TCI”. Kompania ka shprehur interes vitet e fundit për të emetuar obligacione.

Në debatet mes ekspertësh, tregu privat i obligacioneve nuk është zhvilluar deri më tani, si për shkak të mungesës së rregullimit të tregut, edhe për nivelin e maturimit të kompanive.

Prej muajit shkurt të këtij viti, ka hyrë në fuqi funksionimi i bursës “ALSE”. Ajo pritet të shërbejë si platforma bazë për tregtimin e aksioneve të kompanive private.

Bursa Shqiptare e Titujve është licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në fillim të korrikut 2017. Në dhënien e licensës, saktësohet se fillimisht Bursa do të tregtojë në vitin e parë të aktivitetit vetëm titujt e qeverisë. Në instrumentat e tjerë, aktiviteti pritet të zgjerohet në një moment të dytë.

Bursa Shqiptare e Titujve, “ALSE” sh.a. është një shoqëri aksionare, me tre aksionarë themelues: Banka Credins sh.a., me 42.5% të kapitalit, Banka Amerikane e  Investimeve sh.a. me 42.5% të kapitalit dhe shoqëria AK Invest sh.a. me 15% të kapitalit.

Edhe pse ende në faza embrionale, hapat e kompanive të para në këtë drejtim, pritet të çelin rrugën për të shtuar format e investimit në treg.

Deri më tani, shqiptarët mund të investonin paratë e tyre në banka, përmes depozitave, apo edhe në blerjen e titujve të qeverisë.businessmag.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY