FOTO/ Turqi, arrestohet në aeroport shqiptari me 10 kg kokainë

FOTO/ Turqi, arrestohet në aeroport shqiptari me 10 kg kokainë

119
0
Shares

Policia e Turqisë ka arrestuar një shqiptar për trafik ndërkombëtar droge. Ndalimi i tij u bë në aeroportin “Ataturk” të Stambollit.

Ndërsa gjatë një kontrolli në valixhen e shqiptarit, autoritetet zbuluan dhe sekuestruan rreth 10 kilogramë kokainë. Policia turke e ka identifikuar të arrestuarin me inicialet N. K. 48 vjeç.

Ky i fundit kishte mbërritur në Turqi më 2 Maj nga Brazili. Aktualisht policia po vijon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e shtetasit shqiptar në Turqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY