EMRA & DETAJE/ Tiranë, u ngacmoi mikeshat, si nisi sherri te “Bajram...

EMRA & DETAJE/ Tiranë, u ngacmoi mikeshat, si nisi sherri te “Bajram Curri” që përfundoi me të shtëna armësh

133
0
Shares

Një konflikt i çastit për pak sa nuk i mori jetën një 25 vjeçari dje në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës pranë Pallatit me Shigjeta. Burime nga policia thanë se dy autorët të moshës 22 dhe 23 vjeç kanë qëlluar me pistoletë drejt 25 vjecarit Andrea Birgo pas një konflikti që kishte lindur mes tyre për punë femrash.

Dy autorët akuzonin Birgon se u kishte ngacmuar mikeshat. Kaq ka mjaftuar që ata të shkrepin pistoletën ndaj tij. Policia tha se dy autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, ndërsa është vënë në pranga shoku i tyre, i cili i ka ndihmuar të largohen me makinë. Ndërsa personi ndaj të cilit u qëllua me pistoletë, 25 vjecari Andrea Birgo, ka marrë një plagë të lehtë në këmbë dhe po ndiqet në gjendje të lirë, pasi iu gjet një sasi e vogël hashashi.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në bulevardin “Bajram Curri” ku pati të shtëna me armë zjarri.
Policia shpall në kërkim 2 shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu arrestohet një shtetas për përkrahje të autorit në krim.
Në kërkim janë:
– A. Gj., 22 vjeç, banues në Tiranë
– Xh. H., 23 vjeç, banues në Tiranë

Këta dy shtetas, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, (i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë) dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të shtetasit M. Gj. Ky i fundit është vënë në pranga pasi ka ndihmuar dy autorët të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u proçedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 25 vjeç ( i dëmtuari ), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe Municionit”, në ngarkim të shtetasve A. Gj., dhe Xh. H., parashkuar nga neni 76/22/25 të Kodit Penal, për veprën penale “ Përkrahje e autorit në krim” në ngarkim të shtetasit M. Gj., parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” në ngarkim të shtetasit A. B., parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY